Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka urdhëruar inspektimin e 24 transferimeve të të burgosurve të kryeratë gjatë 11 ditëve të fundit gjatë periudhës 16–27 tetor.

Sipas burimeve për Report tv në këtë proces inspektimi përfshihet edhe transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Për rastin e Veliajt, Ministria e Drejtësisë do të kërkojë informacion mbi procedurat e ndjekura për realizimin e transferimit për të verifikuar mënyrën se si është zbatuar procedura përkatëse.

Ndërkohë pritet që verifikimet të hedhin dritë mbi procedurat e ndjekura edhe për rastet e tjera të transferimit të të burgosurve gjatë kësaj periudhe.