Elhaida Dani dhe kënga
"S'je më" fiton "Top Fest 9"

Elhaida Dani dhe kënga <br />
TIRANE- Elhaida Dani me këngën "S'je më" ka fituar edicionin e nëntë të "Top Fest".

 "Jam shumë e lumtur, nuk e prisja aspak çmimin e madh. Falenderoj krijuesit e kënges time, familjen time, organizatorët, publikun. Kjo këngë i dedikohet të gjithë atyre personave që nuk i shkojnë deri në fund gjërave”, tha Elhaida pas fitores, tepër e emocionuar ndërsa nuk priste të fitonte.

Nata e madhe e ndarjes se çmimeve u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht festive në Pallatin e Kongreseve, dhe u transmetua drejtpërdrejt në Top Channel.

Spektakli ishte i mbushur me surpriza dhe performancat më të mira të festivalit, të veçuara pas një përzgjedhjeje të ndarë në tre faza.
ÇMIMET E TJERA
Çmimi "Best Female", Xhensila Myrtezaj
Çmimi "Best Pop", Erik Lloshi
Çmimi "Best Balade", Argjentina Ramosaj
Çmimi "Best Male", Adrian Lulgjuraj
Çmimi "Top Albania Radio", Besa Kokedhima
Çmimi "Best Group", grupi "Burn"
Çmimi "Best rock alernative", Nita Latifi
Çmimi "Best hip-hop & RnB", Stresi dhe Xheraldina
"Çmimi i Internetit", Klajdi Haruni
Çmimi "Best new artist", Elhaida Dani
(sg/Top Channel/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit