Elhaida Dani: Muzika më ka “mohuar” jetën private

Elhaida Dani: Muzika më ka “mohuar” jetën private
Ende i duket e pabesueshme fitorja e trofeut të Top Fest 9, 19-vjeçares nga Shkodra Elhaida Dani. Me këngën “S’je më”, një kompozim i Kledi Bahitit dhe nën vulën e “Threedots Production”, Dani mundi të rrëmbejë dy çmime në këtë kompeticion të rëndësishëm, të cilët ishin “Best New Artist” dhe çmimin e madh. Gjatë një interviste për suplementin “THASH&THEM”, Elhaida rrëfen emocionet dhe njëkohësisht lumturinë për suksesin e arritur. Ajo gjithashtu shprehet se ky çmim është një motivim, për të krijuar materiale muzikore më të bukura në mënyrë që të mos zhgjënjejë publikun. E pyetur për ndonjë lidhje personale mes tekstit të këngës dhe asaj, këngëtarja thotë se teksti nuk lidhet më jetën e saj personale, por çdo kush që e dëgjon mund t’a gjejë veten në të. 

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën