Elhaida Dani rrëfen verën
plot aktivitete në A1 Report

Elhaida Dani rrëfen verën<br />plot aktivitete në A1 Report
Këngëtarja e njohur Elhaida Dani ka rrëfyer për mikroninin e televizionit  “A1 Report” projektet e saj më të fundit muzikore. Gjatë kësaj interviste këngëtarja nga Shkodra është ndalur edhe tej eksperienca e saj gjatë “The Voice Of Italy” por edhe tek vera e vrullshme dhe koncertet intensive gjatë saj.



Elhaida ka ndarë me në edhe disa çaste nga realizimi i klipit të saj më të fundit “Baciami e basta” të realizuar në Itali. “Klipi është regjistruar në Milano ku me të vërtetë kam kaluar dy ditë të mrekullueshme për shkak edhe të personave që më ndihmuan për realizmin e klipit. Edhe personazhi i njohur Françesko Silvestri i cili është edhe kompozitori i këngës i cili më dhuroi këtë këngë që për mua ishte një kënaqësi shumë e madhe,”-ka vijuar këngëtarja.



Ajo nuk mund të mos përmendte marrëdhënien me trajnerin e saj Ricardo Cocciante si dhe për projektet e një koncerti të madh në Tiranë. Qëndrimi i saj do të ishte i shkurtër për t’u rikthyer më pas aktiviteteve të tjera të cilat e presin në Itali, ku momentalisht ajo e shihte veten.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

21/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin