Elhaida Dani sjell versionin në
shqip të këngës së Eurovizionit

Elhaida Dani sjell versionin në<br />shqip të këngës së Eurovizionit
Ashtu sikurse kishte premtuar, këngëtarja shkodrane do të sjellë në shqip këngën “Im Alive” . “Në jetë” është titulli i këngës të cilën Elhaida nuk do ta linte pa e realizuar për fansat e saj.

“Kam premtuar që kënga ‘i’m Alive’ në versionin shqip do vijë shumë shpejtë, dhe është e vërtetë.

Çdo gjë është gati, për shkak të kohës sime të ngarkuar është vonuar më shumë se sa ishte parashikuar por këtë fundjavë kenga ‘i’m Alive’ do vijë ‘Në Jetë’. Doja t`ua sqaroja këtë personalisht”, shkruan këngëtarja Dani në faqen e saj në Facebook.

Gjithashtu, ajo bën të ditur se këto ditë gjithashtu do zgidhen dhe fituesit për setin e I’m Alive.

“Im Alive” vazhdon të jetë një nga më të pëlqyerat sivjet në Eurosong Contest. 

elhaida dani

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023