Personazhet publikë në gjithë botën çdo vit përpiqen të gjejnë ide të reja se si do ta festojnë festën e Halloween, një nga festat e cila vjen nga Amerika e që më pas është komercializuar në të gjithë botën.

Edhe personazhet tanë publikë kanë menduar për kostumet dhe për maskat, e çdo fund tetori kemi parë ide nga më të ndryshmet.



Këngëtarja Elhaida Dani, e cila tashmë po e zhvillon karrierën e saj në  Itali e ka zgjedh maskën e saj. Pak e frikshme po të kemi parasysh ëmbëlsinë që rrezaton Elhaida. Ama e sigurt është që një imazh i tillë do i tremb gjithë shpirtrat e këqinj!

(J.H/shqiptarja.com)