Elhaida: “Në Shqipëri muzika si
buka, ushqehemi çdo ditë me të"
Triumfuesja e edicionit të “The Voice of Italy”, Elhaida dani ka arritur të nënshkruajë marrëveshjen e parë diskografike për të kënduar. Më 2 korrik nën etiketën e “Universal Music” ka dalë disku i parë, i
Triumfuesja e edicionit të “The Voice of Italy”, Elhaida dani ka arritur të nënshkruajë marrëveshjen e parë diskografike për të kënduar.
Më 2 korrik nën etiketën e “Universal Music” ka dalë disku i parë, i debutimit të Elhaidës, i cili përmban shtatë kompozime, dy nga të cilat mbajnë firmën e të madhit Riccardo Cocciante.
Në një intervistë të dhënë për “Gironale di Puglia” (Gazetën e Puglias) Elhaida ka rrëfyer emocionet e saj për fitoren e madhe në këtë spektakël, iniciativën që e nisi duke marë shtysë nga miqtë e saj.
Elhaida gjithashtu ka shprehur se është e lumtur dhe krenare që dy nga tre këngët e para të punës së saj mbajnë firmën e emrave aq të mëdhenj siç është Cocciante dhe Kekko dei Moda.
“Për mua kjo është një ëndërr e realizuar tashmë”, ka shprehur më tej këngëtarja shkodrane.
Ajo nuk ka lënë pa përmendur ndihmën e madhe që i ka dhënë trajneri i saj, Riccardo Cocciante për të ecur para dhe për të dalë fituese.
Duke folur për frymën e muzikës, e cila e ka shoqëruar që në fëmijëri, Elhaida ka treguar se ka qenë fanse e shumë rrymave muzikore duke filluar që nga popi, soul, R&B etj.
Më tej Dani ka thënë se shqiptarët janë një popull që e duan muzikën dhe jetojnë me të, sidomos të rinjtë, bandat e shumta që interpretojnë live nëpër lokale të ndryshme.
“Në Shqipëri hahet bukë dhe dëgjohet muzikë çdo ditë”, ka shprehur Elhaida pë të treguar dashurinë për muzikën.
Ajo ka sjellë një mesazh për të gjithë duke thënë se çdo gjë arrihet me sakrificë dhe punë.
“Unë jam një prej atyre që punojnë dhe tillë do vazhdoj të jem”, ka theksuar Dani.
Përsa i përket projekteve të saj të radhës Elhaida ka shprehur dëshirën për të sjellë diçka që nxjerr në pah karakteristikat e saj me efikasitet dhe cilësi.
Gjithashtu dëshira për të punuar për albumin e parë është e papërshkrueshme për të.
(b.t/shqiptarja.com)
12/2
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
44.4%
-
Jo
47.2%
-
Nuk e di
8.3%
Vota total: 36
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës
13 Janar, 10:31
-
Moti i keq/ Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë nga një fshat i Bulqizës drejt spitalit
13 Janar, 10:22
-
VIDEOLAJM/ Përmbytje në Vlorë, Ushtria në ndihmë për heqjen e ujit
13 Janar, 10:15
-
Edison Ypi: Shitu
13 Janar, 10:08
-
Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë
13 Janar, 09:52
-
Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë
13 Janar, 09:35
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19
-
Bora në Korçë/ Të gjitha rrugët e kalueshme, borëpastrueset në terren
13 Janar, 09:19
-
Përmbytje në Vlorë/ Banesat me prezencë uji! Ka rënie dherash në aksin Himarë-Kuç
13 Janar, 09:06