Emri i Elhaida Danit haset gjithkund, një ditë pas triumfit. Mediat italiane flasin për fituesen e parë të “The voice of Italy”, një këngëtare me zë potent, një talent që meritonte plotësisht trofeun. Komentet në disa prej mediave janë me superlativa, ndërsa të tjerat botojnë në pak rreshta lajmin e fitores nga 19-vjeçarja shqiptare.
“La Repubblica” i ka kushtuar një shkrim të gjatë Elhaidës si fituese dhe natës finale të “The Voice of italy”. Në këtë gazetë shkruhet “Zëri i Italisë është Shqipëria” e më tej artikulli flet për mbrëmjen finale, emocionet e garës, spektaklin e dhuruar ngs konkurrentët trajnerët dhe të ftuarit e tjerë.
Ndërsa një vend të veçantë zë në të rroga që ndoqi vajza shkodrane për të mbërritur qëllimin e saj duke e bërë dhe fituesja e çmimit të parë të këtij evenimenti. Në disa prej faqeve online tregohet për frikën e vajzës shqiptare, se ndoshta kombësia e saj do ta penalizonte.
Por në rrëfimet e saj menjëherë pas shpalljes së fituese Elhaida është shprehur e kënaqur duke thënë se publiku italian e ka vlerësuar atë pa paragjykime. Duke ndjekur njërën pas tjetrës mediat që shkruajnë për vajzën me zërin potent, ndalojmë tek “Tgcom24”, e ka cilësuar 19-vjeçaren, si “këngëtarja shqiptare me zërin e fuqishëm” në intervistën dhënë për “Tgcom24” këngëtarja ka rrëfyer rrugën drejt triumfit në “The Voice of Italy”, nga fillesat, aplikimi, pranimi në audicion dhe përshtypjet mbi këtë përvojë të pazakontë për të. “E dua shumë vendin tuaj, dhe muzikën italiane, dhe nga votat që kam marrë duket që zëri im është vlerësuar shumë nga italianët”, ka thënë elhaida për “Tgcom24”.
“TV Sorrisi e Canzoni” ka shkuar në dhomat e zhveshjes menjëherë pas shpalljes së Elhaidës fituese, për ta intervistuar dhe shkruan ndër të tjera në hyrje të intervistës: “Vetëm pak minuta pasi mbaroi shfaqja 19-vjeçarja shkodrane, e cila ndodhej në dhomat e zhveshjes i është përgjigjur gazetarëve duke i treguar për emocionet që e përshkonin atë, edhe vet ajo s’mund ta besonte që ishte fituesja, ishte sa e mahnitur, po aq edhe e habitur”, shkruan “TV Sorrisi e Canzoni”.
Po ashtu një përhapje të gjerë ka gjetur lajmi i shkruar nga agjencia italiane ANSA e cila shkruan ndër të tjera “Elhaida, virtuozja 19-vjeçare nga Shqipëria...veç titullit si fituese e talent shout në Rai 2 fiton edhe një kontratë diskografike me të famshmen “Universal”. “La Gazzetta del Mezzogiorno” boton artikullin e ANSA-s me titullin “Elhaida Dani fiton The Voice”. Po ashtu edhe “Il Matino” duke cilësuar frazën “virtuozja 19-vjeçare vjen nga Tirana”.
E ndërsa mediat italiane i kanë kushtuar hapësirat e tyre fitueses shqiptare të “The Voice of Italy” pa u kursyer, edhe në Shqipëri, një ditë pas triumfit të saj mediat shqiptare janë fokusuar të gjitha tek Elhaida. Ndër gazetat shqiptare pikasi “Shqiptarja.com”, e cila ishte e vetmja që i dedikoi titullin e madh triumfit të këngëtares duke shkruar: “Faleminderit Elhaida/ Shqiptarja e para, magjeps Italinë”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com