Elia Zaharia i ka kushtuar një falënderim të veçantë Sadije Berishës, për sponsorizimin e restaurimit të një kopshti në fshatin Zall Shoshaj. Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës dhuroi paratë e mbledhura nga shitja e librit të ëmëblsirave duke ndihmuar në krijimin e ambienteve të reja për fëmijët dhe lodra për argëtimin e tyre.
"Sot inaguruam restaurimin e kopshtit në fshatin Zall Shoshaj. I jam mirënjohëse znj. Sadije Berisha që zgjodhi fondacionin Mbretëresha Geraldinë për të bërë këtë donacion. E dashur mikeshë, të falënderoj pafund për bujarinë dhe zemërgjerësinë tënde! Sot libri yt i ëmbëlsirave, shitjet e të cilit mundësuan këtë investim, mori një dimension krejt tjetër. Sot ëmbëlsove pafundësisht zemrat e shumë fëmijëve, që falë kontributit tënd kanë një kopësht të ri plot me lodra! Si rrallëkush, e mbajte fjalën!" shkroi Elia në statusin e publikuar në Facebook.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com