Eliminatoret e Botërorit 2018
Memushaj e Kukeli gati për Spanjën

Eliminatoret e Botërorit 2018<br />Memushaj e Kukeli gati për Spanjën
Edhe pse prej ditës së parë të grumbullimit të Kombëtares ka refuzuar të flasë për ndeshjen Spanjën, trajneri Gianni De Biasi duket se ka punuar edhe për supersfidën që në ndeshejn me Lihtenshteinin. Kjo u konfirmua me zgjedhjet e trajnerit në formacionin titullar në Vaduz, ku megjithëse fitorja ishte një detyrim, stafi teknik vendosi të linte pushim disa titullarë, për t’i pasur në formë optimale për duelin ndaj ish-kampionëve të botës dhe Europës.

Duke nisur nga krahu i majtë, ku kapiteni Ansi Agolli ashtu si edhe Ermir Lenjani e panë ndeshjen me Lihtenshtejnin nga stoli. Për të vazhduar me Taulant Xhakën, që në suksesin e parë me Maqedoninë ishte një prej elementëve vendimtarë në fushë. Për t’u siguruar që mesfusha, reparti më i fort i Shqipërisë, mbi të gjitha në duelet me kundërshtarë big, të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, De Biasi vendosi të zëvendësonte edhe Amir Abrashin pas 45 minutave lojë.

Asnjë shqetësim për Burim Kukelin, që megjithëse u zëvendësua në fundin e pjesës së parë duke prekur gjurin, do të jetë në dispozicion të ekipit përballë Spanjës. Në dispozicion të skuadrës do të jetë edhe mesfushori Ledian Memushaj, i cili u paraqit me probleme fizike në grumbullimin e skuadrës dhe nuk qëndroi as në stol në “Rheinpark Stadion” të Vaduzit.

Kapiteni i Pescara-s do të jetë i gatshëm të japë kontributin e tij në sfidën në “Loro Boriçi” dhe tashmë aktivizimi i tij mbetet në dorën e De Biasit, që zgjedhjet që do të bëjë trajneri për ti rrëmbyer një rezultat historik spanjollëve.

Vijnë Spanja dhe Shqipëria
Kanë zbarkuar mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Rinasit dy kombëtaret e futbollit, Spanja dhe Shqipëria. Iberikët mbërritën në Shqipëri rreth 60 minuta me vonesë për shkak të motit të keq, ndërsa lojtarët dhe stafi teknik nuk kanë pranuar që të japin asnjë prononcim për mediat. I vetmi që ka përshëndetur në aeroport ka qenë sulmuesi i Çelësit, Diego Costa. Ndërsa për t'u veçuar ka qenë edhe një episod me gazetarët spanjoolë, të cilët ngatërruan daljen në aeroport, teksa fillimisht u futën te salla VIP dhe më pas përfunduan te kabinat e policisë. Por me ndihmën e punonjësve të aeroportit kanë gjetur daljen e saktë dhe më pas kanë udhëtuar me ekipin e tyre kombëtar drejt Shkodrës, të shoqëruar nga forcat RENEA. Në Shkodër ekipi spanjoll do të akomodohet te 'Grand Hotel Europa'. E ndërsa sonte do të qetësohen nga rruga, nesër spanjollët do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore për të qenë gati për të dielën. Edhe kombëtarja shqiptare ka mbërritur po sonte në Rinas nga Lihtenshteini dhe udhëtoi direkt drejt Shkodrës. Dy ekipet do të ndeshen ditën e diel në orën 20:45 në Shkodër për eliminatoret e Rusi 2018. Aktualisht Shqipëria kryeson grupin, ndërsa Spanja dhe Italia ndodhen në vendin e dytë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë