Eliminim shokues i Anglisë nga
'Euro 2016', e mund Islanda 2:1

Eliminim shokues i Anglisë nga<br />'Euro 2016', e mund Islanda 2:1
Anglia pason Spanjën duke i lamtumirën Euro 2016 që në fazën e 1/8.  Është Islanda është surpriza e madhe e këtij Europiani, duke prekur për herë të parë në histori çerekfinalet e Europianit. 

Një nisje e çmendur e takimit. Anglia kalon në avantazh në minutën e 4 me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Rooney, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë Sigurdsson barazon shifrat. U mendua se ishte një gol i rastësishëm i islandezëve, por nuk kishte qenë kështu, pasi vetëm 10 minuta më pas ata arrijnë të shënojnë edhe golin e avantazhit sërish me Sigurdsson, i cili rezultoi vendimtar për kualifikimin e mëtejshëm të ekipit të drejtuar nga Lagerback.



Goli i shpejtë i anglezëve me anë të Wayne Rooney nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 4' të takimit, krijoi iluzionin e një fitorje të lehtë të "tre luanëve", por kështu nuk menduan islandezët. Vetëm një minutë më pas, Islanda barazon me anë të Ragnar Sigurdsson, pas një skeme në zonën e anglezëve.



Ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 18' të takimit, kur Kolbeinn Sigthorsson mposhti Hart, duke i çuar shifrat në 2:1 për Islandën. 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen