Eliminohet Ardijana, nominimet në çift surprizë

Eliminohet Ardijana, nominimet në çift surprizë
Java e parë e aventurës së shtëpisë më të famshe në Shqipëri “Big Brother”, është shoqëruar me debate dhe surpriza. Pas vetëm një javë qëndrimi në “Big Brother”, Ardijana konkurrentja 34 vjeçare nga Gjakova, u eleminua pas një televotimi të hapur mes tri vajzave. Por, ajo çka i surprizoi banorët natën e mbrëmshe ishte nominimi në çift, një lojë që banorët nuk e kishin menduar të tillë.

Secili nga shtatë çiftet brenda shtëpisë, kanë menduar së bashku në dhomën e rrëfimit emrin e banorit që duhet të nominonin përveç çiftit Nevila dhe Valeri, lojë kjo që nxori në nominim Arditin, Danielën, Eraldin, Esida, Fatjoni, Jona, Meridiani, Mikaela, Rigelsi dhe Violeta. I vetmi çift që shpëton për këtë javë është Enkelejdi dhe Matilda, ndërsa të gjithë të tjerët shkojnë në nominim.

Ndërkaq, moderatorja Arbana Osmani, ka komunikuar me banorët dhe publikun se gjatë javës së parë në shtëpinë më të vëzhguar janë thyer rregullat. Për këtë arsye, natën e mbrëmshme ajo ka komunikuar edhe penalitetet që do të marrin në këtë rast, deri në nominime ekstreme. Që në fillim të hyrjes brenda shtëpisë atyre ju është komunikuar nga Vëllai i Madh respektimi i rregullave brenda shtëpisë, një nga detyrat kryesore në këtë lojë të gjatë për 100 ditë përsecilin nga banorët e këtij edicioni.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në