Sot kanë dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë 22 protestues, të arrestuar gjatë protestave të dhunshme, që janë shoqëruar me sulme ndaj efektivëve të Policisë, institucioneve, bizneseve e bankave.
Për 12 prej tyre, që ishin nën shqyrtim nga gjyqtari Altin Abdiu, Gjykata e Tiranës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin, por ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’.
Në ‘detyrim paraqitje’ u lanë Mario Shitka, Erti Zhilla, Redon Hoxha, Brahim Omenaj, Eugen Neziri, Leon Neziri, Xhulio Meçani, Rexhep Kuçaj, Elsard Nxh(e)çi, Arbër Elezi, Admirand Ballolli dhe Orked Shaqiri.
Pavarësisht dhunës vandale të ushtruar nga protestuesit gjatë protestave dhe pavarësisht se në përgjithësi Gjykata e Tiranës i ka cilësuar të ligjshëm arrestimet e protestuesve, ndaj tyre janë vendosur masa të lehta sigurie, kryesisht ‘detyrim paraqitje’.











Komente
Komento