Eliminohet edhe Tirana nga Liga e Konferencës, bardheblutë humbasin edhe në Bosnje-Hercegovinë! Asnjë skuadër shqiptare nuk vijon garën në Europë

Eliminohet edhe Tirana nga Liga e Konferencës, bardheblutë humbasin edhe në Bosnje-Hercegovinë! Asnjë skuadër shqiptare nuk vijon garën në Europë

Mbrëmje e zezë për skuadrat shqiptare në Kupat e Europës! Laçi, Vllaznia e Tirana janë eliminuar që në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Kështu asnjë skuadër shqiptare nuk vazhdon më tej aventurën në Europë, pasi të gjitha janë eliminuar. Partizani u eliminua që në turin e parë.

Tirana i ka humbur të katër ndeshjet që ka zhvilluar këtë verë në kupat e Europës. Kampionet e Shqipërisë u mundën në Champions dy here nga Dudelange dhe u mposhtën edhe dy herë në Ligën e Konferences nga Zrinjski Mostar.Tirana u mund 3-2 në Mostar nga Zrinjski mbrëmjen e kaluar. Golat për bardheblutë u shënuan nga Ismailgeci e Xhixha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin

Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin