Elina Duni dhe Flonja Kodheli
së bashku në një festival në Paris

Elina Duni dhe Flonja Kodheli<br />së bashku në një festival në Paris
Këngëtarja e njohur Elina Duni dhe aktorja Flonja Kodheli do të prezantohen së bashku në një festival në Paris.
 
 Ato janë pjesëmarrëse “Festival Du Film Des Balkans”, që ka nisur në Theatre Le Palace të Parisit dhe do të mbyllet më 5 qershor.
 
Në këtë festival te shtunen në ora 18:00 do të prezantohet filmi i metrazhit të gjatë “Bota”, ku e pranishme do të jetë edhe aktorja kryesore e këtij filmi, Flonja Kodheli.
elina

Kurse prej orës 20:30 do të prezantohet me koncert Elina Duni. Kjo ngjarje artistike ka nisur më 1 qershor me filmin “Babai”, me regji të Visar Morinës, kurse deri në fund të këtij festivali do të shaqen 10 filma, katër koncerte, ku nuk do të mungojën ekspozitat dhe debatet rreth artit.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni