Elinara Shehu: Të jesh artist
në Shqipëri, të luash ‘kokë a pil’

Elinara Shehu: Të jesh artist<br />në Shqipëri, të luash ‘kokë a pil’
TIRANE- Rikthimi i saj në muzikë gjithmonë na kthen vëmendjen! Bëhet fjalë për bukuroshen Elinara Shehu, e cila sërish godet pas këngës “Ditët porno”, në bashkëpunim me De Vox! Edhe pse zhveshjet në klipe tashmë nuk na bëjnë më kurioze, Elinara e përdor këtë dalje si një mesazh të fortë për jetën, duke e ndërtuar videon si një përrallë dashurie ku Venera personifikon lindjen e dashurisë.

Por, pavarësisht klipit nëse këngën e dëgjon me vëmendje vë re se për ta sjell mesazhin e fortë, ajo ka përdorur këto ndërthurje artistike. Në këtë rrëfim mbi klipin, Elinara e vë theksin edhe te të qënit artist pa komplekse. “Nëse do të personifikosh atë dhe të lundrosh në botën e artit, do t’i përshtatesh rolit tënd me apo pa lakuriqësi. Me pak fjalë nëse do të dish ta shfrytëzosh lakuriqësinë në konturet e duhura, vulgariteti s’fumohet totalisht”, pohon këngëtarja.
 
 “Fairytale Love” është klipi më i ri i cili sapo është lançuar. Pse pikërisht një përrallë dashurie?
Një përrallë dashurie pasi fantazia ime e radhës ndër poezitë e shumta që unë shkruaj, mu duk më e përshtatshmja për të krijuar një këngë... Inspirimi i momentit bëri që kompozitori i këngës që këndon bashkë me mua, De Vox të ndërthurur notat me poezinë time me shumë dashuri dhe kështu lindi kënga “Fairytale love”!
 
Çfarë do të thotë për ju ‘dashuri’, cila është e vërteta e dashurisë?
Dashuria është ndjenja më sublime që njeriu ka. Lind bashkë me të që në ngjizje dhe pa të jeta e gjithkujt është pa kuptim.
 
Ndjehet Elinara e dashuruar?
Kam qenë e dashuruar dikur... tani ende jo!
 


Një klip ‘provokues’ ku shfaqesh me një trup të pikturuar. Çfarë simbolizon kjo lakuriqësi e pikturuar?

Lakuriqësia dhe simbolet që kam përdorur në trup, janë në gjuhën e artit, deshifrime të cilat përcjellin diçka në lidhje me dashurinë. Duke u bazuar në tekstin që shkrova më duhej ta ndërtoja videon si përrallë dhe për ta bërë këtë përshtatshmëria e Veneres(vajza mbi guackë personifikon lindjen e dashurisë.

Venera lidhet me planetin Venus në astrologji i njohur si planeti i dashurisë lind Venerën lakuriq duke personifikuar kështu bukurinë femërore, pjellorinë e saj. Ndaj ajo lind nga deti si triumf ndaj të keqes. Ndërsa, hëna dhe dielli personifikon gjithashtu bashkimin e dy dashurive të mëdha. Pra, për ta trajtuar si përrallë më duhej t’i bëja këto ndërthurje artistike.
 
Je një femër pa komplekse, por arti në vetvete është një lakuriqësi. Ku e gjeni veten?
Jam pa komplekse përsa i përket artit. Nëse do të personifikosh atë dhe të lundrosh në botën e artit, do t’i përshtatesh rolit tënd me apo pa lakuriqësi. Me pak fjalë nëse do dish ta shfrytëzosh lakuriqësinë në konturet e duhura, vulgariteti s’fumohet totalisht.
 
Jeni shprehur se mesazhi i simboleve mbi trupin tuaj triumfon mbi kohën e keqe. Ka pasur kohë të këqija në jetën tuaj?
Ditë të zeza? E kush nuk ka patur? Edhe mbreti që është mbret ka ditët e veta të këqija. Jemi humanë, si të tillë kemi ditë të bardha dhe të zeza, por dhe plot ngjyra po ashtu!
 
“E vetme, por e rrethuar me njerëz që si unë e duan këtë të shkretë arti...”. Ndjeheni e vetme?
E vetme jam, e vetme kam qenë dhe nuk besoj në ndryshimin e këtij fakti. Të jesh artist në Shqipëri është të luash ‘kokë a pil’ të eksperimentosh me fatin dhe të ardhmen tënde. Për sa kohë nuk njihen të drejtat autoriale, për sa kohë që një artist vetë menaxhohet, vetëm do të jetë. 20 vite karrierë mbi supe më kanë bërë të ndihem e vetme pa përkrahje morale apo financiare, çdo gjë e kam paguar dhe bërë vetë. Pasioni është vetëm arsyeja që vazhdoj artin!
 
 
Pas një suksesi me Kastron, ju bashkëpunuat dhe me De Vox. Do vazhdoni të ndiqni pasionin për muzikën?
Pasioni për muzikën do të ik bashkë me ikjen time nga kjo botë... Pavarësisht se sa kohë do jem në skenë, unë do të jem deri në fund e përfshirë në botën e artit. Kam dy vjet që kam një mikeshë të re artistike, një dashuri të re, dashurinë për poezinë me të cilën vazhdoj të shkruaj... Ndaj krijimtaria ime nuk merr fund me këngën, ajo do të vazhdoj më tej.
 
 
 
 Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
 

 

51/2
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Harris apo Trump?  Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju

Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju