Elis Bakaj rikthehet te Tirana
Izraelitët zbulojnë shkakun

Elis Bakaj rikthehet te Tirana<br />Izraelitët zbulojnë shkakun
Lajm bombastik për merkaton shqiptare, Elis Bakaj rikthehet te Tirana vetëm pak muaj pas largimit drejt kampionatit izraelit të futbollit.
 
Fantazisti iu bashkua ekipit të Hapoel Ranana, drejtuesit e të cilit e kishin ndjekur prej disa muajsh shqiptarin në Superiore duke e bindur që të firmoste.
 
Por, Bakaj nuk rezistoi për shumë kohë në Izrael duke kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta linin të lirë që të rikthehej në Shqipëri, pasi nuk përshtatej.
 
Mediat izraelite kanë ngritur dyshimet e para duke aluduar se shkak për largimin e shqiptarit është bërë një femër.
 
“E dashura i ka ushtruar mjaft presion lojtarit që të kthehet në vendlindje dhe klubi vendosi të mos e pengojë”, shkruante “Ynet”.
 
Tirana e  mirëpret me krahëhapur fantazistin, mungesa e të cilit u ndje shumë edhe në ndeshjen e parë. Tashmë trajneri Muca do të jetë i qetë për objektivin, titull kampion.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?