Kombëtarja U-17 e Shqipërisë mbetet jashtë fazës Elitë Raund të Euro 2015, pasi u mposht 2-0 edhe në takimin e dytë të raundit kualifikues ndaj Austrisë.
Ekipi i drejtuar nga Xhemal Mustedanagic humbi ndaj favoritëve të grupit duke pësuar dy gola në pjesën e dytë. Arnel Jakupovic realizoi në minutën e 52-të, ndërsa goli i dytë për Austrinë u realizua në kohën shtesë nga Filip.
Me këtë humbje Shqipëria humbet çdo shpresë për t’u kualifikuar, pasi nuk ka marrë asnjë pikë në dy ndeshjet e para. Takimi i fundit me San Marinon do të vlejë vetëm për statistikë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com