Grupi i njohur Elita 5 ka nisur punën për albumin e ri. Sipas solistit të grupit, Arif Ziberi, ky album do të ketë shumë risi pasi po punohet me mjaft përkushtim.“Jemi në përgatitje të albumit të tetë i cili do të ketë 10 këngë. Është duke u bërë një punë e madhe në këtë album, dhe secila këngë përmban tekste aktualite dhe me motive të ndryshme. Por natyrisht që në to do të mbizotërojë, tema e dashurisë”, ka thënë ai.
Albumi do të lacohet paralelisht edhe me tri videoklipe të cilat Elita 5 nuk i ka vendosur ende se me cilin produksion do t’i punojë. Përveç kësaj Elita 5 kanë në plan edhe një sërë koncertesh në Shqipëri.
SU/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com