Eliza Dushku ditëlindjen e saj
e kthen në një mission bamirësie

Aktorja shqiptare me famë botërore Eliza Dushku, në ditëlindjen e saj të 31 ka kërkuar nga miqtë dhe fansat e saj të, mos i dërgojnë dhurata por para për bamirësi. Ajo dëshiron të grumbullojë sa më shumë para për organizatën e Ugandës, “Tharce Gulu”, e cila ndihmon viktimat e luftës.

Si shpërblim ndaj kësaj ajo i ofron njërit prej fansave shansin që të fitojë një bisedë “ballë për ballë” me të, si dhe të bëjë një xhirim me aktoren. Vitin e kaluar në ditëlindjen e saj ajo ka arritur të grumbullojë rreth 30 000 dollarë për bamirësi, të cilat i ka përdorur për fëmijët e ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak dhe Afganistan. Këtë vit dhurimet do të jenë për orgasnizatën “Tharce Gulu”, organizatë jofitimprurëse ne Ugandën Veriore e cila ofron mjekim të traumave dhe mjekim psikik për ish fëmijët ushtarë dhe viktimat e luftës.

Ajo ka bërë thirrje ndërmjët shtypit amerikan, FB e Tëitter, televizionet dhe revistat e artistëve. Aktorja thotë se frymëzimin për fushatën e ka marrë nga nëna e saj, një profesore për politikat afrikane në Universitetin Suffolk Bostonit, drejtuese e organizatës Tharce-Gulu, qëllimi i të cilit është krijimi dhe menazhimi i qëndrës së rehabilitimit në Gana.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave