Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku është fotografuar teksa po pushonte në Mexico. Ajo ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj aktual Rick Fox. Çifti kishte organizuar këtë udhëtim romantik për të festuar tre vjetorin e lidhjes së tyre. Dushku kishte veshur një bikini të zi dhe dukej mjaft në formë, ndërkohë që Rick i qëndronte mjaft pranë.
/Shqiptarja.com





