Eliza Dushku prezanton Shqipërinë
përpara 217 milion amerikanëve

Eliza Dushku prezanton Shqipërinë<br />përpara 217 milion amerikanëve
Aktorja e famshme e Hollivudit Eliza Dushku, ndryshe nga destinacionet shqiptare këtë herë ka nisur vitin me një premierë e cila u transmetua në të gjithë SHBA-në, në kanalin më të madh publik amerikan me 217 milion shikues PBS WORLD.

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, aktorja rrëfeu emocionet që ky 4 janar i solli pas premierave të dokumentarit në 69 kanale të ndryshme televizive në Amerikë. “Dokumentari nuk është për të treguar se në jemi me të mirët, por për të treguar se ky vend ekziston. Për të treguar për njerëzit dhe për traditat e për gjuhën që është ndër më të vjetrat në Evropë. Atje ka shumë histori për të cilën duhet të tregohet”, thotë ndër të tjera Dushku.

“Dear Albania” është dokumentar që përshkruan një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën e Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat, besimin dhe turizmin shqiptar. “Ky vend i vogël i Europës Juglindore (Jo, ne nuk jemi Armenia ... ne jemi ALBANIA ..! shkruan ajo) ka qenë një mister për dekada të panumërta, i “fshehur” pas perdes së komunizmit dhe diktaturës së Enver Hoxhës” deri në 25 vjet të fundit të demokracisë”.

“Dear Albania” është një dokumentar që përshkruan një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën e Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat, besimin dhe turizmin shqiptar. Rrugëtimi i aktores shqiptaro- amerikane, Eliza Dushku, nëpër Shqipëri është gjatë xhirimeve të këtij filmi, dy vjet më parë, erdhi si një përpjekje, jo vetëm për të zbuluar rrënjët e origjinës së saj, por edhe si një formë promocioni për Shqipërinë dhe bukuritë e saj në botë.

Dokumentarin “Dear Albania” (“E dashur Shqipëri”) Eliza Dushku e quan si një letër dashurie ndaj vendit të origjinës. Ajo ka futur në fokusin e këtij dokumentari pamje dhe episode të jetës njerëzore nga Apolonia, Berati, Saranda, Vlora, Korça (kua kanë jetuar paraardhësit e babait të saj), Tropoja. Me shfaqjen e këtij filmi dokumentar të cilin nëpërmjet ekranit e ndjekin mbi 70 për qind e shtëpive amerikane!
 
Kështu pra, në më pak se 5 vite nga vizitat e saj e parë në Shqipëri - Eliza Dushku, tashmë është rikthyer me Shqipërinë dhe shqiptarët, në Televizionin Publik Amerikan PBS pikërisht me premierën e dokumentarit që aktorja hollivudiane me origjine shqiptare, realizoi në verën e vitit 2011 me qëllim promovimin e Shqipërisë, në SHBA.
eliza dushku
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje