Elizabeta Imeraj rrëfehet para KPA: Unë mora në dorë dosjen 'Shullazi' pasi 10 prokurorë u tërhoqën nga frika e tritolit nën derë, kam hetuar pushtetarë dhe terroristë, ankimi ndaj meje i sajuar

Elizabeta Imeraj rrëfehet para KPA: Unë mora në dorë dosjen 'Shullazi' pasi 10 prokurorë u tërhoqën nga frika e tritolit nën derë, kam hetuar pushtetarë dhe terroristë, ankimi ndaj meje i sajuar

Elisabeta Imeraj

Kryeprokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj, e konsideruar edhe si "magjistratja e hekurt' për shkak hetimit dhe dërgimit para gjykatës së kokave të krimit, paraqiti dje në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit konkluzionet përfundimtare, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë të Vetingut, për konfirmimin e saj në detyrë. Duke u ndalur tek karriera e saj si prokurore, Imeraj tha se kishte hetuar dhe përfaqësuar akuzën në gjykim, pasi 10 prokurorë ishin tërhequr nga frika.

"Ata prokurorë nuk pranuan të marrin çështjen në fjalë pasi ekzistonte një perceptim të cilin po e ilustroj vetëm me një citim e thënë nga një nga prokuroret: ‘skam se përse pres ndonjë tritol tek shtëpia....’’", tha Imeraj.

Kryeprokurorja e Tiranës u shpreh se kishte dërguar për gjykim 160 të pandehur, ku vetëm 2-3 kishin marrë pafajësi. Imeraj u shprhe se kishte hetuar zyrtarë të lartë, anëtarë të krimit të organizuar dhe terroristë.

Prokurorja Imeraj pretendoi se i gjithë procesi ndaj saj i ngritur nga Komisioneri Publik dhe ONM ishte i stisur, bazuar në copa letrash, thashetheme, dëshmitarë anonimë dhe me emra të rremë, akte të falsifikuara etj.

Nga ana tjetër, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i qëndroi kërkesë për shkarkimin kryeprokurores së Tiranës, me pretendimin se ka bërë deklarime të pamjaftueshme për pasurinë si dhe për probleme me figurën dhe etikën.

Pas dëgjimit të pretendimeve të të dy palëve, KPA do të vendosë për shkarkimin ose konfirmimin në detyrë të Elisabeta Imerajt.

Konkluzionet e Elizabeta Imerajt para KPA

Për hir të  transparencës, si dhe për të qenë sa më ezauruese në çdo shkak dhe pretendim të ngritur në ankim, nga ana ime është kërkuar hetim i plotë dhe shterues.

Si subjekt rivlerësimi, në çdo hap procedural, qoftë në shkallë të parë, ashtu dhe para Kolegjit, duke qenë e hapur dhe duke mirëpritur çdo lloj hetimi, kam qenë kërkuese për marrjen e provave jo vetëm në drejtim të provueshmërisë por dhe në drejtim të qartësimit jo vetëm të pozitës time individuale në këtë proces por :

- të çdo qëndrimi që mundet të jetë pjesë e akteve të administruara në dosje,

- çdo pretendimi të dalë nga denoncime të paidentifikuara,

- çdo zhurmë mediatike të ngritur.

E çmoj të arsyeshme të ritheksoj se është përkrahur madje kërkuar nga ana ime, një hetim i thelluar administrativ por dhe penal, për të shpjeguar para Jush dhe para publikut, se raporti me të drejtën është ai që më intereson më shumë, raporti me të vërtetën reale është ajo që presin të gjithë.

Siç e kam prezantuar dhe në seancat e mëparshme, e gjendur në kushtet e procesit të rivlerësimit që nga tetori i vitit 2018 e deri më sot, në asnjë moment nuk më ka shqetësuar hetimi, marrja e provave, marrja e dokumentacionit të nevojshëm, për efekt të një hetimi shterues, por kam këmbëngulur drejt hetimit shterues edhe për çdo pretendim të ngritur në ankim apo në rekomandim.

Gjatë procesit të rivlerësimit në ngarkimin tim, ju keni përpara, akte të administruara që përfshijnë:

- Hetime për pasurinë,

- Hetime për figurën,

- Hetime për profesionalizmin.

Në rang të konkluzioneve të nxjerra mbi baza dokumentacioni rezulton se:

Unë, Elizabeta Imeraj, nuk disponoj dhe as nuk kam disponuar asnjë pasuri në pronësi apo bashkëpronesi gjatë gjithë periudhës së rivlerësimit, nga fillimi i detyrës së prokurorit dhe deri më sot. Për efekt të procesit të rivlerësimit kam dhënë deklarime të plota, të qarta, për pasuritë e personit të lidhur duke shpjeguar çdo detaj që lidhet me këto pasuri, si dhe burimin e ligjshëm të krijimit të tyre.

Institucionet shtetërore në mënyrë të përsëritur përgjatë viteve, si dhe gjatë hetimit administrativ në KPK, kanë theksuar përshtatshmërinë në drejtim të vijimit të ushtrimit të detyrës.

Përshtatshmëria në vijimin e detyrës nuk lidhet vetëm me raportet e DSIK-së, për procesin e rivlerësimit, por lidhet me:

- Çdo informacion që keni në dosje,

- Ekzistencën e pasjes së certifikatës së sigurisë,

- Kërkimeve të bëra në institucione të ndryshme, si Policia e Shtetit, SHISH, SPAK etj.

Ndërsa në raport me kriterin profesional, eksperienca e punës prej 17 vitesh, çështjet e hetuara gjatë punës si prokuror, ku përfshihen dhe çështje sensitive për shkak të rrezikshmërisë së veprave dhe të autorëve të hetuar, përkushtimin dhe ndërgjegjen e treguar në punë, si dhe vullnetin për qasje karshi ngritjes profesionale, e bëjnë konkluzionin e KPK së të drejtë dhe të saktë. 

Duke kuptuar më së miri, rëndësinë e procesit të rivlerësimit, si një ndër momentet më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi, kuptoj dhe vlerësoj çdo institucion shtetëror të ngarkuar nga Kushtetua dhe Ligji për kryerjen e një procesi të tillë.

Në fakt, siç dhe parashikohet shprehimisht në normat e sanksionuara në aktet si më poshtë:

- Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut,

- Kushtetua e Republikës së Shqipërisë,

- Ligji me Nr 84 viti 2016,

Kam besuar dhe normalisht do parashtroj konkluzionet e mia, në lidhje me respektimin e të drejtave të pamohueshme të:

- Të drejtës për një proces të rregullt ligjor (neni 6 i KEDNJ-së).

- Të drejtës për respektimin e jetës private dhe familjare (neni 8 i KEDNJ -së).

- Ndalimit të diskriminimit (neni 14 i KEDNJ së). Etj.

Ne Aneksin e Kushtetutës, janë të parashikuara në mënyrë të plotë respektimi i parimeve që lidhen me procesin e rregullt ligjor, qoftë dhe në kuadrin e procesit të rivlerësimit, parimi i proporcionalitetit dhe objektivitetit, parimi i mosdiskriminimit, parimi për barazinë e armëve në proces etj.

Këto parime, si të tilla, janë të detyrueshme për tu zbatuar nga çdo organ ligjzbatues duke përfshirë dhe mekanizmin e rëndësishëm që i vjen në ndihmë këtij procesi, Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.

Në parantezë të konkluzioneve, para jush po ndaloj në një prezantim faktik të situatës në të cilën procesi i rivlerësimit më ka vendosur mua si subjekt rivlerësimi.

- Ushtroj funksionin e Prokurorit të Republikës së Shqipërisë që nga viti 2004, me mbarimin e Shkollës së Magjistraturës.

- Në punën time si prokuror, jam hasur me vështirësi në drejtim të ushtrimit të detyrës për arsye  nga me të ndryshmet, por në asnjë rast nuk jam gjetur përballë vështirësisë totale të realizimit të detyrës apo mbrojtjes së vetes dhe familjes time siç ka ndodhur nga sulme të çuditshme të paraqitura me denoncime në copa letrash, apo e-maile me emra te rremë, si Rrahim Shehu, Valentino Ymeri, apo me emrin e një qytetareje që në rreshtat e mëposhtëm, do sqaroheni më shumë për përmbajtjen e denoncimeve të saj.

E impenjuar në maksimum në profesionin tim të prokurorit, e bindur ne maksimum për domosdoshmerinë e përsosjes në dije të fushës të cilën kam zgjedhur të bëj pjesë, e përkushtuar karshi çdo hetimi që zgjidh dhe evidenton një marrëdhënie juridike të cenuar, e impenjuar për të dhënë kontributin edhe në mësimin e brezave të rinj, e mbi te gjitha e përkushtuar karshi misionit sublim si nenë për rritjen dhe edukimin e fëmijëve të mijë, nuk mundet dhe nuk qëndron të lë veten dhe personalitetin tim të pikturuar keq, jo në përputhje me realitetin, nga anonimë apo dhe nga njerëz të shtyrë për të bërë një gjë të tillë, të cilët kanë dhe mundet të kenë vetëm një synim : ‘Përdorimin e sistemit të drejtësisë për të bërë një padrejtësi’.

Jam hasur gjatë këtij procesi të rivlerësimit, me konkluzione të quajtura opinione apo gjetje, të cilat referojnë burim prove, letra anonime, jam hasur gjatë këtij procesi me cenim të jetesës personale edhe në kushtet kur nuk ishte e nevojshme.

Jam hasur gjatë këtij procesi edhe me përballje e futjes së akteve të falsifikuara në dosje, kartela e pasurisë ku KP bazon një pike të ankimit, me synimin për të arritur qëllimin dashakeqes, por më lejoni që jo vetëm për respektin karshi vetes time, por mbi të gjitha për respektin karshi fëmijëve dhe familjareve të mi, të paraqes prokuroren Elizabeta Imeraj, nenën Elizabeta Imeraj, motrën apo familjaren Elizabeta Imeraj.

Më lejoni të mbroj dinjitetin njerëzor dhe Figurën që e kam krijuar në vite, për shkak të punës, sjelljes, mënyrës së të vepruarit e mbi të gjitha për shkak të edukimit që më kanë bërë prindërit e mi.

Kam hetuar çështje të ndryshme dhe jam hasur me sulme të ndryshme, duke përfshirë dhe ato politike, ku në periudha të ndryshme kohore për shkak hetimesh janë përpjekur dhe të më intimidojnë për shkak të origjinës time nga Tropoja, janë përpjekur të vendosin sa në një rrymë politike apo në tjetrën, janë përpjekur të më trembin në mënyra të ndryshme, por në fakt ja kam arritur që të jem e pacenueshme dhe jo sepse jam e fortë, apo dhe e pandjeshme, por sepse jam dhe mundohem te zbatoj gjithmonë të drejtën.

Unë nuk mundet të pasqyrohem në sytë tuaj, si prokurori që nuk përmbush kriterin profesional pasi kam kaluar për kompetencë me të drejtë në këndvështrimin tim, dy çështje, vendimmarrja për të cilat është ushtruar dhe nga institucione të tjera, pasi nuk është ashtu:

- Jam prokurori që kam dërguar përgjatë viteve në gjykim thuajse 160 të pandehur dhe mundem të kem marrë 2 dy apo 3 tre pafajësi.

- Jam prokurori që kam ndjekur çështje të rëndësishme dhe sensitive në opinionin publik.

- Kam hetuar politikanë, zyrtarë në nivele të larta, anëtarë të krimit të organizuar, terroristë etj.

Ky prokurori jam unë, ky prokurori që kam bërë shumë seanca gjyqësore me 9 nëntë të pandehur për terrorizëm, dhe me sallën e mbushur plot me përkrahës së tyre.

Jam ky prokurori që kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim çështjen ‘Shullazi’, atë çështje, për të cilën me largimin tim nga detyra e prokurorit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, askush nuk pranonte të konkludonte duke luajtur rolin e përfaqësuesit të akuzës për të dhënë konkluzionet përfundimtare.

Ai prokurori qe shprehu gatishmërinë për të përfaqësuar akuzën në gjyq në emër të shtetit për një çështje të tillë, dhe në kushtet kur mbi 10 prokurorë nuk pranuar të përfaqësonin akuzën.

Ata prokurorë nuk pranuan të marrin çështjen në fjalë pasi ekzistonte një perceptim të cilin po e ilustroj vetëm me një citim e thënë nga një nga prokuroret: “skam se përse pres ndonjë tritol tek shtëpia....’’.

Jam Drejtuesi i Prokurorisë që përkushtohem në maksimum për të bërë të mundur bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërinstitucional me qëllim të mirën e punës.

E ndërsa si individ, jam mamaja e dy fëmijëve të mi, që vrapoj pas tyre në çdo minutë të kohës time të lirë, për t’i mësuar, për t’u përkujdesur e për t’i edukuar duke ju falur dashuri pafund.

Jam bija e tim eti, që vrapoj pas tij në çdo moment. Jam bija e sime mëje dhe përballojmë bashkë sfidën e madhe të sëmundjes së rëndë që po kalon që nga viti 2019.

Kjo jam UNË të Nderuar!

Krejt e ndryshme nga ajo që rezulton nga denoncuesi i rremë Rrahim Shehu, Valentino Ymeri apo qytetarja me emrin E.F etj.  

Unë nuk jam dhe kurrsesi nuk mundet të jem prokurori apo individi që bën përgjime, apo shantazhe në kundërshtim me ligjin, sepse ky individi nuk jam UNË, nuk e kam menduar ndonjëherë dhe më duket absurde ta dëgjoj.

Ndaj më lejoni të tregoj veten time, punën time, dhe çdo gjë timen ashtu siç jam unë, më lejoni të paraqes provat për të konkluduar se UNË jam kështu, siç fëmijët më njohin, siç familjarët më njohin, siç kolegët ku punoj më njohin dhe siç komuniteti ku jetoj më njeh. 

S’ka asnjë lloj arsye që një anonim si Rrahim Shehu apo Valentino Ymeri, apo dhe shtetasja Eriona Fino të vlejë në rang të çmuarjes së provave më shumë se:

- ILDKPKI,

- DSIK,

- SHISH,

- KLP,

- Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit,

- Komisariatet e Policisë Tiranë.

- Garda e Republikës,

- ASHK.

Në te gjitha hetimet e zhvilluara ne lidhje me kriterin e pasurisë është konkluduar:

1. Deklarimi është i saktë në përputhje me ligjin;

2. Ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë;

3. Nuk ka kryer fshehje të pasurisë;

4. Nuk ka kryer deklarim të rremë;

5. Subjekti nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesave;

Mbi kriterin e pastërtisë së figurës dhe përshtatshmërinë e kryerjes së funksionit të Prokurorit, nga ana e DSIK-së, mbi bazën e nenit 39, pika 2, të Ligjit nr. 84/2016, është përgatitur raporti përkatës i cili ka konkluduar “Për përshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës të subjektit të rivlerësimit znj. Elizabeta Imeraj”.

Pas përditësimit të kërkuar nga Komisioni, grupi i punës pranë DSIK, ka konfirmuar referimin e tij të hershëm mbi përshtatshmërinë e vijimit të funksionit të prokurorit.

Deklarimi i pasurisë në vetvete, në drejtim dhe të përmbushjes së qëllimit të ligjit lidhet me përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara për sa më poshtë:

- Saktësia e deklarimeve dhe në përputhje me ligjin;

- Ekzistenca e burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë;

- Mungesa e fshehjes së pasurisë;

- Moskryerja e deklarimeve të rremë;

- Mosgjendja në kushtet e konfliktit të interesave.

Në kuadër të procesit të rivlerësimit, dhe më konkretisht të vlerësimit të pasurive, subjekti është i ngarkuar nga Ligji 84/2016 me dy detyrime të veçanta, të cilat janë logjikisht dhe në mënyrë kronologjike pasuese.

- Së pari, detyrimi për të deklaruar, d.m.th. për të identifikuar pasuritë në pronësi, posedim ose gëzim dhe burimet përkatëse të të ardhurave

- Së dyti, detyrimi për të justifikuar, d.m.th. për të paraqitur dokumentet përkatëse që vërtetojnë ligjshmërinë e burimeve të pretenduara të të ardhurave.

Përpara se sa të kaloj në shpjegime në lidhje me përfundimet e prezantuara në Gjetjen e dërguar 3 herë nga vëzhguesit e ONM, fillimisht më duhet të qartësoj jo vetëm në rang konceptual por dhe në rang të detyrimit ligjor që mbart une si SR konform Kushtetutës së RSH, së, Ligjit 84/2016, e pse jo dhe parimeve të Bangalores për sa më poshtë:

- Çfarë konsiderohet kontakt i papërshtatshëm dhe person i përfshirë në krimin e organizuar sipas Ligjit nr. 84/2016?

- Cili ka qenë detyrimi im, në raport me Nenin DH të Aneksit të Kushtetutës, për të plotësuar Formularin e Kontrollit të figurës?

- Cila është përgjegjësia ime si Subjekt Rivlerësimi, në raport me përfundimet e arritura nga ONM, duke marrë për bazë përfundimet e nxjerra në pikën më sipër?

Përveç koncepteve mbi personin që do të konsiderohet si kontakt i papërshtatshëm për efekt të ligjit të Rivlerësimit, nga ana tjetër, Neni DH, i Aneksit të Kushtetutës, përcakton kriteret mbi të cilat SR duhet të bëjë plotësimin e formularit për kontrollin e figurës.

Neni DH “Kontrolli i figurës”, përcakton se:

“1. Subjektet e rivlerësmit dorëzojnë një deklaratë dhe i dënshtrohen një kontrolli të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar...;

2. Subjektet e rivlerësimit, plotësojnë dhe i dorëzojnë Komisionit një deklaratë të detajuar për figurën e tyre që mbulon periudhën nga data 1 janar 2012 deri në ditën e deklarimit, sipas ligjit...”.

Në bazë të përcaktimeve si më sipër - para se të jap shpjegime mbi faktin - sipas gjetjes së paraqitur nga ONM, rezulton se për shtetasin Agron Bajri dtl 20.01.1970, Gjykata e Apelit Romë, ka vendosur ta deklarojë të pafajshëm këtë shtetas për shkak të moskryerjes së faktit (penal të prezumuar). Gjithashtu sipas akteve shoqëruese të Gjetjes, rezulton se vendimi i pafajësisë, ka marrë formë të prerë. Sipas vendimit te Gjykatës së Apelit Rome, rezulton se vete prokuroria për rastin ne fjale ka kërkuar, citoj ‘pafajësi për moskryerje te faktit’....

Fakti i deklarimit të pafajshëm në bazë të vendimit gjyqësor të prezantuar nga ONM, rezulton të jetë arsyetuar dhe konkluduar nga Gjykata e Apelit Romë, për shkak të moskryerjes së faktit penal, duke provuar bindshëm se, qoftë eventualiteti i dijenisë, qoftë mosdija e kësaj rrethane, është e paaftë për të ndikuar në mënyrën e plotësimit të formularit për kontrollin e figurës, duke mos u paraqitur asnjë shkak që e bën të cenueshëm raportin dhe konkluzionin e DSIK, për ekzistencën e plotësimit në mënyrë të saktë dhe në përputhje të plotë me kriteret dhe standardet kushtetuese të formularit për kontrollin e figurës.

Ne lidhje me pretendimin për përgjim të paligjshëm realizuar nga E. Imeraj.

-Janë marre përgjigjet nga te gjitha institucionet dhe nuk rezulton, asgjë në këtë drejtim.

-Vete Elizabeta Imeraj ka paraqitur kallezim penal per te zbuluar kush, ku dhe kur u përgjua, dhe nëse ka patur përgjim?

-Vete Elizabeta Imeraj ka denoncuar portalet si infront.org që kanë bërë shkrime në lidhje me këtë përmbajtje denigruese.

-Hetimi është ne vijim dhe s’ka asnjë rrethane qe e lidh Elizabeta Imeraj me këtë fakt.

Pas njohjes me parashtresat e bëra nga VN në lidhje me letrën e nderit të vendosur në themel të gjetjes së tij, të dërguar nga ish-kolegu i tij, Hans Kiljistra, pasi jam njohur me Gjetjen, në njoftim të rezultateve të hetimit, kam paraqitur shpjegime të mija të detajuara si edhe akte shkresore, mbi bazën e dijenisë që mund të kishin organet ligjzbatuese në vend, mbi çdo pretendim që bëhen në këtë opinion të paraqitur.

Në kuadër të shpjegime të kësaj gjetje, sikurse edhe në KPK ashtu edhe në Kolegj kam kërkuar dhe janë administruar në cilësinë e provës, akte të plota shkresore në lidhje me:

•Parashtresa para KPK, në lidhje me Gjetjen  nr. 764, datë 30.09.2020.

•kthim përgjigje nga Garda e Republikës;

•kthim përgjigje nga Komisariati i Policisë Rinas;

•kthim përgjigje nga Komisariati i Policisë Nr. 1;

•kthim përgjigje nga Komisariati i Policisë Nr. 2;

•kthim përgjigje nga Komisariati i Policisë Nr. 3;

•kthim përgjigje nga Komisariati i Policisë Nr. 4;

•kthim përgjigje nga Komisariati i Policisë Nr. 5;

•kthim përgjigje nga Komisariati i Policisë Nr. 6;

•kthim përgjigje nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë;

•kthim përgjigje nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;

•kthim përgjigje nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile;

•kthim përgjigje dhe praktika e trajtimit të denoncimit nga Prokuroria e Tiranës;

•kthim përgjigje nga Zyra e Regjistrit në Prokurorinë e Tiranës (tri copë).

Ne asnjë nga këto akte nuk rezulton asnjë lloj e dhëne, asnjë lloj informacioni sado i panevojshme, që të ekzistojë një pretendim i tille mbi përgjim, survejim të mundshëm te Z. Kijlstra dhe aq me pak qe një pretendim i tille te ketë lidhje me mua.

Burimi i provës për vërtetimin e faktit të pretenduar është denoncimi i paraqitur nga Rr.Sh., i depozituar pranë Komisionit Nga hetimi administrativ nuk rezultoi të administrohet asnjë fotografi, apo përgjim per ish vëzhguesin z. K., dhe as rezulton që subjekti i rivlerësimit të ketë njohuri në lidhje me to.

Pretendimet e bazuara në letrën e Rr.Sh., mbeten pretendime të shprehura nga ky i fundit pa asnjë të dhëne tjetër me vlerë provuese.

Nga ana tjetër, bazuar ne dokumentacionin e administruar, nuk rezulton që z. K. ta ketë adresuar shqetësimin e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri në asnjë nga agjencitë kompetente për ndjekjen e rastit, si ne polici apo prokurori, fakt ky i konfirmuar nga përgjigjet zyrtare dhe institucionale.

Përsa i përket pretendimit qe lidhet me z. Kijlstra është mëse e nevojshme të hetohet kush e ka përgjuar, a ka patur përgjim, dhe në çfarë rrethanash ka ndodhur. Edhe kjo situatë është kërkuar të hetohet nga ana ime në kallëzimin e paraqitur.

Ju bëj me dije se në kallëzimin e paraqitur nga ana ime janë pretenduar hetimet e këtyre rrethanave:

-Përgjimi i pretenduar i z. Kijstra dhe nëse ekziston, kush e ka bërë, dhe si,

-Ndikimi tek zj. Çiftja dhe si është realizuar ai?

-Verifikimi i denoncuesit Rrahim Sheu,

-Verifikimi i portaleve që kanë shkruar duke pasqyruar lloj lloj të dhënash për komisonerë, vëzhgues apo dhe prokurore dhe gjyqtare, me konkretisht nga ana ime është kallëzuar portali infront.org, dhe nga hetimet që janë zhvilluar është arritur të verifikohet dhe personi që e disponon këtë portal

Për sa më sipër, çdo veprim i bërë nga ana ime konsiston në një hetim të plotë të asaj çfarë ka ndodhur me qëllim sqarimin e pozitës që padrejtësisht në bazë të një denoncimi anonim më lidh mua me situata të paqena.

Përveç kërkimeve administrative Elizabeta Imeraj ka kërkuar hetim për:

-A ka patur përgjim në z. Kiljistra dhe në çfarë rrethanash është bërë ky përgjim i paligjshëm, duke identifikuar autorin apo autorët.

-A ka patur presion të ushtruar dhe në çfarë rrethanash është kryer nëse është ushtruar presion mbi anëtarët e ndryshëm të trupës gjykuese, përfshirë këtu edhe komisioneren Etleda Çiftja.

-Evidentimin e faktit se, cili është personi apo personat që kanë falsifikuar denoncimin e përcjellë me emrin Rrahim Shehu, me qëllim cenimin e figurës time si prokuror dhe ndikimin për shkarkim nga detyra.

-Hetimin e portaleve si infront.org, nga botohen shkrime te ndryshme me natyre fyese.

-Mbi besimin e publikut

Perceptimi tek  një koncept i tillë siç është Besimi i Publikut, apo dhënia e kuptueshmërisë për këtë koncept lidhet ne dy momente kryesore:

-Ana Formale

-Ana Përmbajtësore.

Nga pikëpamja e anës formale, respektimi, sjellja korrekte, komunkimi ndërvazhdues, llogaridhënia edhe me përballje, mat reagimin e publikut qe perkthehet në besim ose jo.

-Nga pikëpamja përmbajtjesore, janë veprimet e përditshme te kryera ne çdo faze të punës se një prokurori, duke përfshirë dhe punën time si prokuror.

-Por në të dy këto elemente, matshmeria e besimit publikut qe te jete një koncept real dhe jo teorik apo abstrakt, duhet te realizohet përmes metodave te kërkimeve te ndryshme te njohura dhe gjithe pranuara.

Ne këtë mënyrë, në një paralelizëm të thjeshtë, matshmëria politike shprehet me votë, matshmëri artistike shprehet me duartrokitje, matshmëria sportive shprehet me pjesëmarrje në stadium.

Ndërsa në rastin konkret në reference të normave ligjore, dhe ne perceptimin Tuaj jo tashme si anëtare te Gjykatës Kushtetuese por si publik i thjeshte, matshmëria e besimit duhet të derivojë në kushtet e pozicionimit te vetvetes si publik, por dhe ne metoda konkrete kur një gjë e tille është e mundur.

Nuk njoh dhe nuk di të ketë ndonjë procedurë hetimore penale, civile apo administrative ku dikush në çfarëdolloj pozicioni qoftë, arrin të të imponojë përgjigjen me PO ose JO.

Përballë në atë seance dëgjimore ishte Elizabeta Imeraj, shtetase shqiptare, qytetar i lire i Republikës së Shqipërisë, ne një proces administrativ, ku po pasqyronte jetesën e saj, si dhe përballë ishte prokurorja e Republikës se Shqipërisë Elizabeta Imeraj, e cila si njeri por dhe si prokuror është ka të drejtë por dhe është i detyruar të mbrojë nderin dhe dinjitetin e vet.

Unë nuk kam hasur deri me sot, një proces te tillë rivlerësimi, ku çdo situatë interpretohet me keqdashje, ku çdo situate trajtohet ne mënyrë të pabarabartë me subjektet e tjera, ku çdo fjali e thënë, te merret ne drejtim negativ, ku përdoren letra anonime për te ngritur një tymnaje verbuese, ku futen dhe akte te falsifikuara si kartela e pasurisë.

Kam një pyetje të thjeshtë, perse, për çfarë arsye dhe kujt i intereson?

Kërkoj jo vetëm në rangun ligjor, lënien në fuqi të Vendimit nr. 363, datë 01.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por mbi të gjitha Drejtësi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pinxho kapella: 27/04/2022 15:56

    Shum keq qe e shkarkuan ,,do ishte me mir te arrestohej aty ne sall se ka ber kerrdin duke vjedhur turp per komisjonin qe e la te lir hajduten prranga zagares.

    Përgjigju
  • Xxx: 23/04/2022 15:17

    Shume procedure per shkarkimin e prokurores se korruptuar nje nenpunes per gabim ne pune largohet nga puna kurse per korrupsionin e drejtesis zvarritetet me kohe te gjate mbesi perkrahin njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Vini: 22/04/2022 13:27

    Grua dhe prokurore sokoloshe. Tmerri i krimit dhe i pa drejtësive.

    Përgjigju
  • Kujtim Gashi: 22/04/2022 12:16

    Ju qe komentoni me emra fallco (fake)....qe edhe komentet i keni fallco... Nuk e kuptoj pse nuk komentoni me emrat e juaj te vertet!!!?

    Përgjigju
    • Berishovici: 29/04/2022 18:53

      O kujtim gashi, o ti qe nuk e ke as per turp e as per nder qe te reklamosh kranhinen e Cecenis, ti dhe rraca jote e felliqur duhet te beni nje referendum dhe ti bashkoheni kosoves, njerzit me te pabes e me sharlatan qe e kan mendjen vetem ne pislleqe e vrasje Jan cecenat e vendit tend, te fala lokes ne vicidol

  • Shkodrane: 22/04/2022 10:59

    E nderuar prokurore! (nuk di se si te te quaj, zonje apo zonjushe) Juristet e mesojne qe ne bankat e fakultetit se prokurori ngre dhe mbron akuzen. Ke bere veçse detyren, asgje tjeter! Per kurajon te falenderojme, por vettingu eshte vetting! Kane ikur koka te drejtesise dhe do te ikesh edhe ti! Por me çudit fakti se sa shume po lobohet per mbajtjen tuaj ne pune!

    Përgjigju
  • Kujtim Gashi: 22/04/2022 09:47

    Pershendetje Ju jeni nje grua TROPOJANE, nje nane shembullore, nje grua trimnesh borrerore, profesiniste e zonal, Qe rrjedh nga nje familje me tradita dhe dinjitet e ndershme dhe puntore. Me personalitetin tend duhet te krenohet cdo grua shqiptare.. Poshte rracizmi dhe njezit te poshter... Drejtesia triumfoft ZOTI ju rujt e ju ndihmof....

    Përgjigju
  • Kujtim Gashi: 22/04/2022 08:53

    Pershendetje moter, e kemi ndjekur gjygjin tuaj...nje gjygj qesharak me intriga komlet RRACISTE.. Por mos u dorzo para njerzeve te poshter, maskarenj, hajdut,dhe kriminel.... Por qendro e fort se je bija e nje familje te fort, krenare, e ndershmeri malcori.. ZOTI JU RUJT nga ato njerz te poshter. Rrespecte dhe krenari per JU...ZOTI JU BEKOFT Kujtim Gashi, London

    Përgjigju
  • Iris: 22/04/2022 01:46

    Shume mire qe i ke cuar ne gjykate dhe ke qene e suksesshme me aktakuzat duke pare vendimet,por prape kjo nuk mjafton per te te lare figuren,gjykuar nga c'ka thote komisioneri.Qe te lash fytyren (figuren)duhet t'i kesh te dyja duart te pastra,por ju keni vetem njeren.

    Përgjigju
  • Tomorri: 21/04/2022 22:22

    Nje zonje grua…qe me trimeri dhe guxim te rralle ngre lart vlerat e verteta intelektuale te saj nga perdhosjet e ulta, stisjet e provave dhe çpifjet anonime…Ajo tashme e ka fituar betejen ndaj krimit e korupsionit…duke na dhene modelin me te mire si duhet te jete drejtesia ne ket vend!

    Përgjigju
  • Gripi: 21/04/2022 21:08

    Kur rendit statistika me kujtohet rasti i nje djali qe kjo zonje e denoi 2 vite burgim duke u bere pale me inskenimet e flliqura te opgj- ve maskarenj. Nuk zbatove ligjin ne ate rast. Keshtu qe personalisht dyshoj te statistikat e tua dhe te gjithe horrave prokurore qe denojne B. Lakon me 3 vite burg per nje dritare dhe nuk hetojne ata qe kane bere gratacela pa leje. Shullazin qe meritonte denimin dhe me shume se aq nuk e bere se doje te zbatoje ligjin, por e denove se i perkiste krahut tjeter politik( saje qorrit me shoke). Imamet i denove se te mbeshteti amerika dhe mos na u hiq si heroine. Je krahinore Elisabeta dhe e pozicionuar qartazi politikisht. Ky duhet te jete shkaku kryesor i largimit tend. Te tjerat i dine njerezit por pushteti yt si prokurore i tremb qe te dalin hapur. Kishe rastin e dhunes tek PD ku vsjte personalisht. Cfare bere? ASGJE!

    Përgjigju
  • Mondi: 21/04/2022 20:16

    Ktu eshte shkalla kriminalitetit dhe poshtersise ne nje nivel Te frikshem! Te gjithe gjyqtar, avokat, prokuror, gazetar, drejtora policie, ministra e politikan te cdo partie dhe cdo profesionist eshte i ndikuar ose i lidhur Ose merr urdhera nga boset e krimit sipas interesave! Vendosin drejtora policie, vendosin deputet, dhe cdo drejtues te mundshem aty ku i intereson te kene njerezit e vet. E dine te gjithe shume mire por askush nuk flet, Se neper tavolina e nga kur jane ne xhiro pa kamera e mikrofona S'lene gje pa thene, por askush ne media ose neper mbledhje s'guxon Te thote te verteten ose dhe per me teper te kundershtoje, Sepse ju tremben ca plerava, qe ne fund te fundit, Per nje dite i arreston te gjithe dhe i fut ne kafaz 101 vjet Dhe flen populli i qete. Por ska shtet , as ka pase as sdo kete.. Plera.

    Përgjigju
  • Ben: 21/04/2022 19:23

    Eshte gallate.Kjo eshte nje super hajdute.

    Përgjigju
    • Arber: 21/04/2022 22:08

      Ben shpifarku…Ku e gjete hajdute ket zonje te nderuar…Ju i perkisni vetem gjallesave te ndyra anonime… Bravo i qofte kesaj shqipetarje te madhe, e cila deshmoi para gjithe shqiptarve me trimeri, guxim e profesionalizem te larte modelin e intelektualit te ndershem ne sherbim te atedheut! Pavarsisht vendimit qe do marre gjykata e vetingut, ajo e ka fituar betejen me mediokritetin, llumin e stisur ndaj saj, korupsionin dhe krimin e organizuar!!! Hallall te qofte gjiu i nenes bija e Tropojes!

    • Agjenti: 21/04/2022 21:23

      Normal te gjithe prokuroret e saliut

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja