KPA 6 orë seancë për kryeprokuroren e Tiranës! Elisabeta Imeraj-Komisionerit Publik: Paraqisni si provë dokument pronësie fals! Vendimi përfundimtar në 27 prill

TIRANË- Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua sot seanca ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ku palët dhanë onkluzionet përfundimtare. Në përfundim të 6 orëve seancë, u vendos që vendimi përfundimtar nëse do të përjashtohet ose jo nga sistemi i drejtësisë do të jepet në 27 prill, ora 15:00

Në raportin e tij Komisioneri Publik Florian Ballhysa, teksa i ka depozituar me shkrim konkluzionet, ka kërkuar edhe një herë shkarkimin e Imerajt.

Ai ka thënë se ankimi është paraqitur brenda afatit dhe është ligjërisht korrekt. Ballhysa ka thënë se sa i përket pasurisë Imeraj në deklaratat nga viti 2004 deri në vitin 2016 s’ka deklaruar asnjë pasuri që lidhet prej regjimit martesor. Lidhur me truallin me sipërfaqe 2500 m2, ndodhur në Tiranë komisioneri publik tha se Imeraj as në proceset në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nuk provoi të kundërtën e asaj që ka gjetur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

“Kemi gjetur kontrata noteriale që e provojnë ketë pronësi. Po ashtu nuk provohet burimi për një pasuri 400 m2 tokë arë në një fshat të Tiranës”, tha ai.

Ndërsa nga ana e saj prokurorja Elisabeta Imeraj u shpreh se komisioneri publik nuk bëri asnjë interpretim se në çfarë deklarimesh ndër vite nuk korrespondojnë. Ajo e akuzoi se ai përdor një kartelë pronësie false, të cilën institucioni i hipotekës nuk e pranon se e ka nxjerrë. 

“Cilat veprime juridike kam bërë unë i nderuar komisioner? Çfarë sjelljesh kam bërë unë me këto pasuri që si kam pasur. Komisioneri të na prezantojë se ccfarë do të thotë person i përfshirë në krim të organizuar për ish bashkëshortin dhe ish kunatin tim. S’mund të bëhen hamendësi por duhen prova konkrete. Letra anonime ju i prezantoni si prova, por janë shpifje. S’ka asnjë akt e dokument zyrtar që i provon”, tha ajo.

"Ku qëndron pamjaftueshmëria ekonomike a burim i ligjshëm? S’thuhet asnjë provë, asnjë shifër, asnjë diferencë. Nga ekspertiza e pavarur financiare ka mjaftueshmëri reale të paurisë. Nga ana ime u ngrit një shqetësim. Në aktet që ju keni përpara ka një kartele pasurie të falsifikuar. Hipoteka thotë me shkrim se s’kanë lëshuar një kartelë të tillë. Hipoteka thotë e në emër të Elisabeta Imerajt nuk figurojnë pasuri. Përse nuk shqetësohet komisioneri publik për këtë fakt? Komisoneri publik nuk arrin të thotë të kundërtën se ajo kartele që më atribuon mua 2500 m2 është e falsifikuar. Nuk kam nuk kam pasur asnjë pasuri në pronësi a bashkëpronësi. Si person i punësuar në shtet me pagën. Referuar shpenzimeve nga nisja e punës e deri më sot kanë qenë të ardhura të mjaftueshme për të jetuar”, vijoi ajo.

Imeraj tha se si në KPK ashtu edhe në KPA ka qenë e hapur për çdo hetim  e pretendim apo zhurme mediatike.

“Është kërkuar nga ana ime hetim administrativ për raportin me të drejtën. Vettingu ndaj meje ka nisur në tetor 2018 e deri më sot, afro 4 vite. Jo vetëm DSIK por të gjitha institucionet në 17 vite më kualifikojnë si të përshtatshme. Ndërsa qëndrimi i komisionerit publik ku thotë jam e papërshtatshme është një qëndrim i papranueshëem.  Më thoni se je 1996 ish bashkëshorti im paska blerë me mua banesë tek ‘Ali Demi’. Por atë vit se di ç’moshë kam qenë por se kam pas bashkëshort!!! Si me fyeni e lidhni me këtë fakt?”, tha prokurorja. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:00
'Fati' i prokurores Elisabeta Imeraj në drejtësi do të vendoset në 27 prill, ora 15:00

Pas 6 orësh seancë në KPA, u mor vendimi që 'fati' i prokurores Elisabeta Imeraj do të vendoset në 27 pril; ora 15:00. Imeraj ka kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i KPK që e konfirmoi në detyrë, teksa komisioneri Publik Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin e saj me argumentin se nuk plotëson asnjë nga tre kriteret e vetting.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beta: 20/04/2022 20:49

    Po ate firmen para noteres qe justifikove " si pakujdesi" tenden e harrove zonjush Elisabeta. Perse e pyet komisionerin se cfare do te thote krim i organizuar per ish bashkeburrin ne letra dhe burre ne realitet? Mire atehere, ka qene kriminel i paorganizuar hahaha ka ndonje ndryshim? Keqberes, kriminel ka qene dhe eshte. Je e super politizuar dhe krahinore, pradaj duhet te largohesh. Jo per diskriminim Jo por shkaku qe ke komplekse inferioriteti te ka bere krahinore dhe te duket sikur ai eshte faji jot i vetem. Por nuk eshte ashtu. Vajte te PD personalisht pas perleshjes dhe rezultati? 0, asnje ndjekje penale per asnje nga palet. Te pakten njera pale ishte fajtore, por ty sta bente zemra ta ndiqje penalisht. Largohu Beta, nuk e meriton emrin e magjistratit.

    Përgjigju
  • Keno: 20/04/2022 16:27

    Dokumenti i hipotekes ka vule zonje. Packa se sa presion mund tu kesh bere ti atyre tani qe mos te pranojn qe e kane leshuar. Je militante e Sali Vicidolit. Bashke me Hajdarmaten keni dashur te infiltroheni ne SPAK. Ai e hengri te tijen, tani mezi presim ta hash dhe ti.

    Përgjigju
  • Beni: 20/04/2022 15:41

    Kjo qe fut te tjeret ne burg si? ka dokument fallso pronesie? sikur nuk shkon kjo.

    Përgjigju
  • Dritan: 20/04/2022 14:10

    Kjo eshte super e corruptuar.

    Përgjigju
    • Sali: 20/04/2022 14:29

      Mjafton vetem mosveprimi per sulmin e Saliut ne seline e PDse!Si ka mundesi qe nuk u be asgje! Te pafajshem se shkateruan pronen e tyre! Saliu, malesori prej Vicidoli, me prona ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine! Ja ka lene trashegim Sheqerja dhe Rahmiu! Po malesorja berishiane Imeraj ku i gjeti?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja