E njohur për debutimin e saj në vitin 2007 me filmin “Juno” aktorja Ellen Page ka rrëfyer ditën e “Shën Valentinit” se ishte homoseksuale. Këtë deklaratë ajo e ka realizuar gjatë fushatës për të drejtat e njeriut në Las Vegas.
“Jam këtu sot sepse jam gay dhe ndoshta mund të bëj diferencën për të ndihmuar të tjerët që të kenë ditë më të lehta dhe më me shpresë.
Sa për mua, me dukej një detyrim personal dhe shoqëror që të bëja publike këtë lajm. Është e çuditshme sepse sot jam këtu duke përfaqësuar, të paktën në disa aspekte, një industri që na imponon standardet e bukurisë, të suksesit, standarde që më vjen keq ta pranoj, por që më kanë prekur edhe mua”,-është shprehur aktorja.
Gjithashtu Page ka përmendur edhe emra të njohur të showbizz-it të cilët kanë dalë hapur sa i përket preferencës seksuale.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com