Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk thotë se ka dhuruar vitin e kaluar rreth 1.95 miliardë dollarë aksione për bamirësi nga kompania e tij e makinave elektrike. Dokumenti i paraqitur në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së tregoi se dhurimi ishte bërë midis gushtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar. Në dokument nuk përmendet emri i përfituesit të këtyre aksioneve të dhuruara nga Musk.
Nuk është hera e parë që Musk i jep aksionet e Tesla-s për bamirësi. Ai dhuroi rreth 5.74 miliardë dollarë aksione në vitin 2021.
Musk gjithashtu ka lënë të kuptohet se ai planifikon të gjejë pasardhësin e tij si shef ekzekutiv i Twitter deri në fund të vitit 2023.
"Unë mendoj se ndoshta nga fundi i këtij viti do të ishte koha e mirë për të gjetur dikë tjetër për të drejtuar kompaninë," tha ai.
Megjithatë, ai është kritikuar nga disa investitorë të Tesla-s për shpenzimin e tepërt të kohës së tij rreth Twitter-it.