Elon Musk kërkon të marrë kontrollin e ChatGPT, ofron 100 miliardë dollarë për ta blerë

Elon Musk kërkon të marrë kontrollin e ChatGPT, ofron 100 miliardë dollarë për ta blerë

Elon Musk

Një grup investitorësh të udhëhequr nga miliarderi amerikan Elon Musk ofruan 97.4 miliardë dollarë për të marrë kontrollin e OpenAI.

Sipas Wall Street Journal, kjo gjë ka ka nxitur grindjen e tij me CEO të kompanisë, Sam Altman. Gazeta raportoi se avokati i Musk, Mark Toberov, ia dorëzoi ofertën bordit të drejtorëve të OpenAI dje.

Në përgjigje të kësaj, Altman reagoi në rrjetin social X duke hedhur poshtë ofertën e Musk.

“Jo faleminderit, por ne mund të blejmë Twitter për 9.74 miliardë dollarë nëse dëshironi,” shkroi Altman.

Altman dhe Musk bashkëthemeluan OpenAI në 2015. Qëllimi i tyre nuk ishte të fitonin para, por të zhvillonin inteligjencën artificiale në një mënyrë të përgjegjshme dhe të dobishme për njerëzimin, citon La Repubblica.

Në vitin 2019, Elon u largua nga kompania dhe Sam u bë CEO, duke krijuar një filial jofitimprurës që synonte të mblidhte para nga Microsoft dhe investitorë të tjerë të interesuar në zhvillimin e inteligjencës artificiale, gjithashtu për të konkurruar me përparimin e bërë nga Kina në këtë fushë.

Oferta për blerjen e OpenAI-t nga Musk mund të çojë në fitimin e kontrollit të tij mbi kompaninë, një rival të drejtpërdrejtë të X.AI, kompanisë së tij të inteligjencës artificiale.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

‘Flasim përmes ngjyrave’/ Ekspozitë unike në Lezhë nga fëmijët me Sindromën Down, prezantohen 61 punime artistike

‘Flasim përmes ngjyrave’/ Ekspozitë unike në Lezhë nga fëmijët me Sindromën Down, prezantohen 61 punime artistike