Elon Musk, sipërmarrës, filantrop dhe një nga njerëzit më të fuqishëm në botë, sipas ‘Forbes’, ka hedhur idenë e tij të çmendur: të bombardojmë planetin Mars.


Mesazhi i lançuar në Twitter, ringjall idenë e bombardimit të planetit të kuq me armë bërthamore për ta bërë atë të jetueshëm.

Qëllimi do të ishte shpartallimi i kapakëve polar të akullit, në mënyrë që të lëshohet dioksid karboni i mjaftueshëm për të krijuar një efekt serë që bën që temperaturat ekstreme të Marsit të jenë të durueshme.

Në vitin 2015 Musk e ekspozoi teorinë e bombave me hidrogjen para kamerave të "The Late Show With Stephen Colbert".

Sipas Musk, falë shpërthimit bërthamor, në planetin e kuq uji i bllokuar në pole do të çlirohej duke lëshuar CO2 të dobishëm për ta bërë planetin të banueshëm. 

Teoria e Musk është konsideruar nga shkencëtarët e parealizueshme dhe e pakuptimtë, si për teknologjitë në dispozicion edhe për rezultatet. 


Bombardimi i planerit Mars, sipas ekspertëve të NASA-s, është diçka më afër fiction shkencor sesa me mundësitë reale për ta kthyer atë në një planet për t’u kolonizuar.