Elon Musk po përballet me një padi nga ish-kryetari i Twitter-it, i cili thotë se ai u detyrohet atyre më shumë se 128 milion dollarë.
Katër drejtuesit, duke përfshirë ish-shefin Parag Agrawal, thanë se Musk i pushoi ata pasi ai bleu Twitter-in, "pa arsye, më pas sajoi arsye të rreme" për të shmangur dëmshpërblimin.
Në padinë e ngritur, ata pretendojnë se Musk u detyrohet atyre paga për një vit dhe shpërblime për aksionet që kanë humbur.
Musk bleu Twitter në vitin 2022 për 44 miliardë dollarë.
Sipas padisë, Musk nga i shkarkoi nga puna puna për "neglizhencë të rëndë dhe sjellje të pahijshme”.
“Musk nuk i paguan faturat, beson se rregullat nuk vlejnë për të dhe përdor pasurinë dhe fuqinë e tij për të sulmuar këdo që nuk pajtohet me të”, thuhet në padi.