Elon Musk dhe nëna e tre fëmijëve të tij, Grimes, pritet të përballen në gjykatë. Sipas këngëtares kanadeze emri i vërtetë i së cilës është Claire Bouchet, CEO i Tesla nuk do ta lejojë atë të shohë fëmijët e tyre.
Grimes paraqiti një padi për të krijuar marrëdhënie prindërore më 29 shtator në një gjykatë në Kaliforni dhe kërkohet që të identifikohen prindërit ligjorë të një fëmije kur ata nuk janë të martuar, raporton Daily Mail.
Miliarderi dhe këngëtarja janë prindër të tre fëmijëve. Djali i tyre i parë, X Æ A-Xii, erdhi në jetë në maj 2020. Në dhjetor 2021, ata mirëpritën vajzën Exa Dark Sideræl nëpërmjet një nëne surrogate. Vetëm në shtator u konfirmua se Grimes solli në jetë fshehurazi një fëmijë të tretë, një djalë të quajtur Techno Mechanicus, të cilin ata e quajnë Tau. Musk dhe Grimes u takuan nga viti 2018 deri në ndarjen e tyre zyrtare në shtator 2021.