Miliardieri dhe pronari i rrjetit social X (ish-Twitter), Elon Musk, po mendon të anulojë shërbimin në Evropë, në përgjigje të rregulloreve të reja për këtë platformë të vendosura nga Bashkimi Evropian.
Miliarderi dyshohet se po mendon të anulojë disponueshmërinë ose të bllokojë aksesin e përdoruesve në Bashkimin Evropian, tha një burim për Insider, raporton Reuters.
Në gusht të këtij viti, Bashkimi Evropian miratoi Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili, ndër të tjera, vendos rregulla për të parandaluar përhapjen e përmbajtjes së dëmshme, ndalon ose kufizon disa praktika të synimit të përdoruesve dhe ndajnë disa të dhëna të brendshme me rregullatorët dhe studiues të lidhur.
Ndërkohë, X nuk iu përgjigj kërkesës së Reuters për koment.