Elon Musk ka premtuar se do t’i japë nga një aksion të kompanisë SpaceX çdo fëmije në Shtetet e Bashkuara vitin e ardhshëm, ndërsa Anthropic ka njoftuar se do të ndajë 5% të aksioneve të tij për një fond që do të financojë nisma në të mirë të publikut.
Njoftimet vijnë në një kohë kur kompanitë e mëdha të teknologjisë po përballen me presion në rritje për ndikimin e inteligjencës artificiale në shoqëri, sigurinë dhe tregun e punës.
“Vitin tjetër, do t’i jap nga një aksion të SpaceX çdo fëmije në Amerikë. Kjo do të jetë e para nga shumë të tjera”, shkroi Musk në rrjetet sociale. Megjithatë, ai nuk ka dhënë ende detaje se si do të realizohet kjo nismë.











Komente
Komento