Elsa Lila dhe Capital T rikthyen në Festival këngën ‘Pyes Lotin’, reagon i revoltuar kompozitori: Variant i shëmtuar! Mos ma bëni pis

Elsa Lila dhe Capital T rikthyen në Festival këngën ‘Pyes Lotin’, reagon i revoltuar kompozitori: Variant i shëmtuar! Mos ma bëni pis

Elsa Lila dhe Capital T

Mbrëmjen e djeshme në natën e tretë të edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në RTSH, këngëtarët konkurrentë kënduan me një artis shoqërues. Këngëtarja e njohur, Elsa Lila riktheu këngën e saj “Pyes Lotin” por këtë herë në bashkëpunim me reperin Capital T.

Pavarësisht se kënga u prit mirë nga publiku dhe mori duartrokitje të shumta, kompozitori i saj, Valentin Veizi ka reaguar i indinjuar duke e konsideruar ‘të shëmtuar’. Ai vazhdoi më tej duke thënë se dy këngëtarët i kishin bërë ‘pis’ këngën duke e rikthyer.

“Sot kam marrë shumë mesazhe e telefonata nga shokë e miq, dashamirës e simpatizantë të muzikes sime te indinjuar ne lidhje të një varianti të këngës "Pyes Lotin" që është kënduar nga Elsa Lila edhe Capital T në natën e tretë Festivali 61 i RTSHse, duke qenë se skam patur mundesi të ndjek festivalin e kërkoj edhe e dëgjoj në YouTube kengën, me bën pershtypje (indinjuan) dy gjëra : e para nuk e di kush ka mare guximin e ka pasur kurajon te ma bëj "pis" këngën time, mirë që nuk kanë aftesine profesionale për të "rifreskuar" apo të sjellin ndryshe një këngë ,por këta nuk kanë as edukaten edhe as respektin te paktën të kontaktojene për të marrë lejen e autorit”-shprehet kompozitori i njohur.

Ai tha se këngëtarët nuk i kishin kërkuar leje për ta rikënduar këngën, ndërsa kërkoi që RTSH ta heqë nga çdo lloj transmetimi.

“Së dyti :Ti (kushdo) mund të rikëndosh një kenegë, por nuk ke asnjë të drejtë të ndryshosh e të denigrosh këngën pa lejen e autorit ,(kompozitorit). Me lini tja u them troc edhe njëherë Liles edhe Capitalit, modeli i këngës qe ju sollët është modeli se si mund të denigrosh ,shperfytyrosh një kengë aq te bukur si kenga "Pyes Lotin" , prandaj do ti lutem Radio televizionit Shqiptar ta heqi nga cdo lloj transmetimi këtë variant të shemtuar!”-përfundon Veizi në reagimin e tij.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/12/2022 02:50

    Aerosmith + Run DMC =/Walk this way/,Will Smith =/Just the two of us/ ,dy shembuj kengesh te transformuara me sukses /te pa bera pis/.Sa per /Pyes lotin/,e vetmja gje qe nuk ishte njelloj ishte mosha./Pyes lotin/ e kenduar nga nje Elsa Lila e sotme,nuk kishte te njejten shije e tingull si /Pyes lotin/ kenduar nga Elsa Lila,adoleshente,vajze e re.Mungonte thjeshtesia dhe pafajesia.

    Përgjigju
  • nestle: 22/12/2022 12:53

    la mama 2 kthehet ne albanistan te pyese lotin edhe njehere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?