Elsa Lila në Tiranë, premton
projekte të reja në muzikë
Zëri dhe suksesi që ajo preku që në moshë fare të re, e bënë të jetë një ikonë e muzikës së lehtë shqiptare, duke lënë gjurmët e saj edhe pse tashmë nuk jeton në Tiranë. Bëhet fjalë për këngëtaren Elsa Lila e cila prej
Zëri dhe suksesi që ajo preku që në moshë fare të re, e bënë të jetë një ikonë e muzikës së lehtë shqiptare, duke lënë gjurmët e saj edhe pse tashmë nuk jeton në Tiranë. Bëhet fjalë për këngëtaren Elsa Lila e cila prej vitesh ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Romës! Përmes rrjetit social “facebook” kemi mësuar që këngëtarja së fundmi ka vizituar Tiranën, ku mes të tjerash ka gjetur dhe kohën për miqtë e saj.
Këshilltari i Kryeministrit Rama për diplomacinë kulturore, Fate Velaj dhe Elsa kanë pirë nga një kafe së bashku dhe kanë realizuar edhe disa fotografi për t’i pasur si kujtim. “Sot, më 3 qershor 2014 piva një kafe artistiko- muzikore me një mike, me një yll shqiptar, me Elsa Lila.
Kishim kohë që e dëshironim të uleshim e të bisedonim për artin, kulturën, muzikën e...Nuk u takuam dot në Romë...U mundësuam sot dhe, biseduam shumë e shumë për ide e projekte, për prezantime e përfaqësime ku Elsa, ashtu impulsive, plot dinamik e ‘diesel’ fliste për dëshirat, idetë saj, të cilat ishin dhe të miat e që, së shpejti do jenë tonat”, ka shkruar Fate Velaj krahas fotografive në “Facebook”.
Veç këtij takimi miqësor, ne mësuam që Elsa Lila dëshiron që ti rikthehet muzikës me projekte të reja muzikore, ndoshta të munguara sot në Shqipëri ku në një të ardhme të bëhen realitet. Nuk e dimë ekzakt se për çfarë projektesh bëhet fjalë, por një gjë është e sigurt, që çdo gjë rreth Elsës rrotullohet rreth muzikës.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
10/3
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
49.1%
-
Jo
37%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: E di Malësia e Gjakovës ç'ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është
13 Janar, 17:55
-
Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik
13 Janar, 17:50
-
Zbulohet tuneli i karteleve të kokainës mes SHBA dhe Meksikës! I blinduar, 4 metra i gjerë dhe 6 metra i i lartë
13 Janar, 17:36
-
Augustin Palokaj: BE-ja vazhdon të improvizojë me Kosovën
13 Janar, 17:35
-
‘Gripi nuk fal’, Ylli Merja: Ju tregoj si të kuroni gripin dhe virozat pa ilaçe/ Ja trajtimi hap pas hapi
13 Janar, 17:21
-
FOTOT/ Indi, fillon festivali më i madh fetar në botë, hapësira 40 km² mbushet me çadra për miliona besimtarë
13 Janar, 17:15
-
U arrestua në Slloveni për vrasjen e ukrainasit në Itali, 40-vjeçari shqiptar një ushtarak karriere! Pistat për krimin, precedentët dhe identitetet e rreme
13 Janar, 17:14
-
Lëkura e ashpër nga i ftohti, ja si ta parandaloni
13 Janar, 17:05
-
Shisnin kokainë mes kufirit italo-zviceran, arrestohen shqiptari dhe dy miqtë e tij nga Bellizona! Furnizonin klientët VIP
13 Janar, 16:53
-
Athinë/ Pas operacionit, Kryepeshkopi Anastas është në gjendje të qëndrueshme, por i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv
13 Janar, 16:44
-
Vrasja e Bujar Nasufit, gjendet e djegur te Kodrat e Sharrës, motori që u përdor nga autori i ngjarjes
13 Janar, 16:44
-
112 vjetori i Policisë së Shtetit, Veliaj: Puna e tyre e ka kthyer Tiranën në një nga qytetet më të sigurta të Evropës
13 Janar, 16:41