Elseid Hysaj te Napoli, pritet vetëm firma. Ky është përfundimi i marrëveshjes së arritur nga menaxheri i yllit shqiptar dhe drejtuesve të klubit italian. Marrëveshja u arrit në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.
Akordi për rinovimin e kontratës së 22-vjeçarit do të ratifikohet me hedhjen e firmës, që duket thjesht një formalitet, pasi palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët rreth të gjithë detajeve kontraktuale.
Marrëveshja parashikon rinovimin e kontratës me 5 vjet, plus opsionin për një tjetër sezon, ndërsa klauzola e përcaktuar për shitjen e mbrojtësit shkodran është plot 50 milionë euro.
Marrëveshja përmirëson edhe rrogën e Hysaj-t, e cila është rritur në mënyrë të ndjeshme. Nga 600 mijë euro që përfitonte momentalisht, kuqeziu do të fitojë 1,6 milionë euro në vit.
Pagesa e tij do të jetë në rritje progresive pas çdo sezoni, deri sa të arrijë vlerën e 2,3 milionë eurove.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com