Antonio Conte dëshiron Elseid Hysajn në skuadrën e tij të re. Trajneri italian është bindur se ai do të ishte lojtari perfekt për skemën e tij të zakonshme 3-5-2, apo edhe për atë 4-4-2. Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer me Napolin ku pavarësisht emrave që ka pasur përballë në kampionatin italian apo në arenën ndërkombëtare, ai ka marrë gjithmonë vlerësime të larta.
Hysaj ka kontratë me Napolin deri në vitin 2020, por Chelsea nuk e sheh aspak pengesë këtë fakt pasi ka bërë gati ofertën e parë prej 20 milionë eurosh, mjaftueshëm për të bindur skuadrën italiane ta lërë të lirë shqiptarin.
Chelsea duhet të përballet me konkurrencën e Bayen Munich, Ateltico Madrid e Bayer Leverkusen, skuadra këto që janë të interesuara për shërbimet e mbrojtësit shqiptar.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com