Elseid Hysaj pas ndeshjes me Italinë u shpreh se më vjen mirë që përballova mjaft mirë Insignen sepse tani nuk do të më duhet të dëgjoj ngacmimet e tij, te Napoli.
 
Ishte një ndeshje shumë e bukur sepse kisha përballë edhe një shok të ekipit, te Napoli.
 
Zhvilluam një ndeshje të mirë, por duhej të shfrytëzonim mirë mundësitë e krijuara sepse më shumë se kaq, nuk mund të krijonim ndaj Italisë.
 
Më vjen mirë që përballova mjaft mirë Insignen sepse tani nuk do të më duhet të dëgjoj ngacmimet e tij, te Napoli.
 
Treguam se mund të përballojmë edhe mungesat, por tani duhet të shikojmë përpara dhe të nxjerrim mësimet e duhura nga ky takim
”, u shpreh mbrojtësi shkodran.


dy.b/shqiptarja.com