Elseid Hysaj ka luajtur shumë pak këtë sezon pasi Lazio e la jashtë listës së Serie A për shkak se i kërkoi largimin dhe mbrojtësi nuk pranoi për shkak të pagës së majme që merr në kryeqytetin italian.
Tanimë me gjashtë muaj të mbetura në kontratë, Hysaj po sheh alternativa të tjera. Veç Arabisë Saudite që mbetet një pistë e majme, gazetari Alfredo Pedulla bën me dije se Leçe në Serie A kërkon shkodranin.
Nëse Hysaj do kalonte në Puglia do gjente Ylber Ramadanin, Medon Berishën dhe Dario Dakën, teksa do kishte një vend nga minuta e parë. Me Lazion që i kërkon largimin dhe mundësive jo të shumta, duket se Hysaj do preferonte të kalonte të paktën disa muaj po në Serie A, këtë herë me Leçen.