Futbollisti dhe supermakina, tashmë një kombinim i parë dhe i dëgjuar shumë herë. Elseid Hysaj i shtohet listës shumë të gjatë të kampionëve të futbollit që nxjerrin në pah makinat e tyre luksoze. Mbrojtësi i Lazios ka një profil në Instagram plot me foto që e portretizojnë bashkë me "bizhuteritë" e tij në 4 rrota, të gjitha shumë të shtrenjta.
Nëse Felipe Anderson është haptazi një fans i Volksëagen-it, mesa duket shoku i tij i skuadrës Hysaj është paksa i pavendosur se cila është marka e tij e preferuar. Shkodrani zgjodhi të blinte marka të ndryshme, të gjitha padyshim shumë të shtrenjta.
"Flota" e tij përfshin një Ferrari 458 për 206,000 euro, një Mercedes G-Class AMG për 187,000 euro, një Jeep Wrangler për 84,290 dhe një Lamborghini Aventador Svj për 430,000 euro. Mes fotove në mal, në qytet apo buzë detit, shqiptari nuk ndahet kurrë nga supermakinat e tij.