Feyenoordi fitoi 3-1 kundër Lazios për raundin e tretë në grupin E të Champions League. Për italianët në fushë nga minuta e parë ishte edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Kombëtares në të 25 minutë shënoi në portën e tij, teksa ishte VAR që anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Shkodrani luajti vetëm pjesën e parë, duke u zëvendësuar nga Lazzari në pjesën e dytë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45

    Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?