Elsie prezanton koleksionin me
foto të panjohura të Edith Durham 

Elsie prezanton koleksionin me<br />foto të panjohura të Edith Durham 
Udhëtarja angleze që erdhi në Shqipëri në fillim të shekullit të 20 Edit’h Durham ka lënë pas një trashëgimi me qindra fotografi. Por fondi i këtyre fotografive ishte lënë në harresë.

Është studiuesi i njohur Robert Elsie që mundi t’i nxirrte në dritë. Janë rreth 450 fotografitë, të cilat na sjellin imazhet e papërsëritshme të Shqipërisë së fillim shekullit XX.
 
Në sallën UNESCO të Muzeut Kombëtar, studiuesi Robert Elsie, prezantoi një pjesë të fondit të fotografive të panjohura që Miss Edith Durham, që ajo i bëri gjatë udhëtimeve të saj kryesisht në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Kemi një fotografi të bukur të saj si 20-vjeçare nga vitet ’80 kur ishte ende në familje. Unë e kam marrë këtë fotografi nga stërmbesa e saj në Angli. Një shekull më vonë, në shkurt të vitit 1960 kisha nderin më të madh të prezantoja fotografitë e saj në sallën e Institutit Mbretëror Antropologjik para anëtarëve të shoqatës anglo-shqiptare” tha ai.
 
Edith Durham mblodhi një material etnografik të pasur. “Ky koleksion fotosh, i nxjerrë nga errësira një shekull më pas do të mund ta pasurojë më tepër historinë e Shqipërisë”, tha drejtori i Muzeut Kombëtar Melsi Labi duke falënderuar albanologun e njohur kanadez Robert Elsie për zbulimin dhe arkivimin e këtyre fotove. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave