Elton Deda: Mos harro të punosh
me engjëjt atje ku u nise mbrëmë

Elton Deda: Mos harro të punosh<br />me engjëjt atje ku u nise mbrëmë<br>
Kantautori Elton Deda nuk kishte si të mos shkruante një dedikim për mikun e tij, virtuozin Aleksandër Lalon, që u nda nga jeta pasditen e djeshme pas një ataku kardiak.

“Shpesh më merrte në telefon dhe më thoshte mos e lërë krijimtarinë pas dore”, shkruan Deda në Facebook.

Mes të tjerash Elton Deda shkruan “një natë u ulëm dhe morëm nga një fërnet. Folëm gjatë me miq për hallet e panumërta që kanë artistët këtu.

Shkrimi në Facebook i Elton Dedës
Zakonisht e takoja me humor te mire. Shpesh me merrte ne telefon dhe me thonte “ mos e ler krijimtarine pas dore”. Nje nate u ulem dhe morem nga nje fernet. Folem gjate me miq per hallet e panumerta qe kane artistet ketu. Sot, ti nuk je me. Une kam ndermend ti buzeqesh jetes dhe jo ti mbaj meri se u dorehoq prej teje. Ashtu eshte ajo, ka qejf te beje kaprico ndonjehere e kur i do qejfi, si ato femrat xanxare.

Ti ishe miku i babait tim, ishe miku im ishe miku i gjithe muzikanteve te ndershem. Ti ishe miku i muzikes, ti ishe unikali me shpirt te brishte dhe i perkedheluri i Perendise. Mos harro te punosh me korin e engjejve atje ku u nise mbreme. Dhe je i lutur qe mos ti marresh as Zotit leje nese do te shkosh e te besh dreken. Lamtumire o i madhi Sander Lalo.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë