Elton John ka folur kundër ndalimit të propagandës së homoseksualëve në Rusi duke hedhur poshtë pretendimet e Vladimir Putinit se ai është mirëpritës për homoseksualët.

John ka thënë se ligji i liderit rus ka legjitimuar homofobinë.

Sulmi i këngëtarit John vjen vetëm disa ditë pasi Putin u shpreh se ka miq gei dhe se i vlerëson arritjet personale të këtyre personave, duke marë si shembull këngëtarin në fjalë.

elton john

Në deklaratën e tij John theksonte: - “Ajo që kam dëgjuar ka përforcuar të gjithë ato gjëra që kanë qarkulluar në media deri sa projekt-ligji mbi propagandën u bë një ligj federal. Homofobia vicioze është legjitimuar nga ky projekt-ligj dhe i jep ekstremistëve të drejtën për të abuzuar me të drejtat themelore njerëzore.”

Ai më tej ka shtuar se të gjithë ndajnë historitë e tyre të abuzimit fizik dhe verbal, në punë, në bare, në restorante ose në rrugë, që kur legjislacioni hyri në fuqi qershorin e shkuar.

 Ligji është kritikuar nga aktivistët e të drejtave të njeriut ndërkohë që Rusia po përgatitet të mbajë Olimpiadën Dimërore muajin e ardhshëm.

vladimir putin

Gjatë një vizite në Moskë në dhjetor, John performoi në një koncert në të cilën ai dënoi ligjin, dhe tha se ai ishte i etur për të fituar një kuptim të drejtpërdrejtë të efektit të tij në komunitetin LGBT.

Ndërsa Kryeministri rus Dmitry Medvedev në një transkript të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë thotë se geit rusë nuk janë ankuar rreth ligjit dhe efekteve të tij mbi mënyrën si janë trajtuar ato.

(b.t/shqiptarja.com)