Këngëtarja Elvana Gjata e cila është edhe konkurrente në Dancing With The Stars e ka marrë mjaft seriozisht garën. Në rrjetin social Facebook është publikuar një foto e këngëtares ku shfaqet e veshur me të bardha, një ngjyrë të cilën e përdor shpesh në veshjet e saj dhe që për më tepër i shkon.

Gjata është shfaqur sërish me një fustan të bardhë në 1-vjetorin e revistës Harmony. Megjithatë bie në sy rënia e saj në peshë, kjo për shkak të stërvitjeve të shumta për të qenë gjithmonë në formë për çdo performancë të Dancing With The Stars.(xh.k/shqiptarja.com)