Ajo ishte konkurrentja që u vlerësua me 27 pikë, gjatë natës së spektaklit të “Dancing With the Stars”. Bukuroshja Elvana Gjata, ishte konkurrentja që mori më shumë pikë, nga juria e këtij spektakli, për disiplinën që performoi. 10 pikëshin e parë të Elvanës, e mundësoi anëtari i jurisë, Alfred Kaçinari, duke u ndjekur me 9 pikë të Iva Tiços, dhe 8 pikë të Ilir Shaqirit. Menjëherë pas spektaklit, këngëtarja e ka festuar sëbashku me fansat, këtë sukses të saj të radhës.