Elvana Gjata rikthen Silvana
Braçen në stilin e TVSH-së
Në një trailer të videos së këngës "Disco Disco", publikuar gjatë ditëve të fundit në internet, pikërisht në startin e klipit shfaqet prezantuesja e viteve ’80 në TVSH, Silvana Braçe, e cila në një ekran bardhë e zi prezanton këngën e Elvanës, sikundër bëntë në emisionin e saj me preferenca muzikore në Televizionin Shqiptar
Vit pas viti jemi mësuar të shikojmë perfomancat e saj të shoqëruara me tendencat më të fundit.
Bëhet fjalë për këngëtaren më “in” të skenës shqiptare Elvana Gjatën, e cila në fillim të këtij viti premtoi se do të sillte para fansave një klip që do të gdhendet gjatë në memorien e tyre.
Por, çfarë e bën të veçantë këtë klip? Elvana Gjata ka gjetur një ide origjinale përsa i takon klipit të saj më të ri që duhet të dalë së shpejti në tregun muzikor.
Në një trailer të videos së këngës, publikuar gjatë ditëve të fundit në internet, pikërisht në startin e klipit shfaqet prezantuesja e viteve ’80 në TVSH, Silvana Braçe, e cila në një ekran bardhë e zi prezanton këngën e Elvanës, sikundër bënte në emisionin e saj me preferenca muzikore në Televizionin Shqiptar.
Duke prezantuar trailerin e klipit “Disco Disco” Braçe thotë :”Teleshikues të dashur, do të ndjekim një këngë që do t’iu bëj që zemra t’ju rrahë fort dhe trupi t’ju përshkohet nga deshira për të vallëzuar”.
Disko Disko nga Elvana Gjata”, përfundon prezantuesja Silvana Braçe.
Por, ajo çka ne na bëri kurioz është rikthimi i saj në prezantimin e këtij klipi dhe bukuria e saj prej një femre që ka dominuar një nga ekranet më të ndjekura në ato vite, qëndron po njëlloj.
Klipi më i ri i këngëtares Elvana Gjata vjen si bashkëpunim me grupin “Kaos".
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
16/2
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
65.6%
-
Edi Ramën
28.6%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6479
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin
7 Tetor, 20:12
-
Rrezikohet jeta e policit, militantët e PD i hedhim molotov! I shpërthen te këmba, rrobat i marrin flakë (VIDEO)
7 Tetor, 20:04
-
Pamjet me dron të Report TV nga Bashkia e Tiranës, protestuesit e pakët rrethojnë godinën
7 Tetor, 19:59
-
Hidhet molotov drejt Bashkisë së Tiranës, Noka udhëheq përplasjen me policinë
7 Tetor, 19:51
-
Protesta e opozitës, mbështetësit e PD bllokojnë rrugën dhe qarkullimin e mjeteve! E pësojnë dhe qytetarët, ndërhyn Policia
7 Tetor, 19:49
-
Pas selisë së PS-së, flakët e molotovit përfshijnë edhe pjesën para Ministrisë së Brendshme
7 Tetor, 19:45
-
FOTO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor, 19:38
-
Molotovë drejt selisë së PS, digjet banderola me foton e Ramës
7 Tetor, 19:37
-
Mero Baze: Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
7 Tetor, 19:36
-
Protestuesit tek Bashkia e Tiranës, hidhet molotov mes efektivëve të policisë
7 Tetor, 19:32
-
Protestuesit vendosen tek Partia Socialiste, hidhet molotov
7 Tetor, 19:32
-
Bardhi dhe Noka japin instruksione në telefon për protestusit pas kaosit te Kryeministria, digjet stacioni i autobusit!
7 Tetor, 19:31