Vetëm dy ditë më parë, Gjykata e Apelit në Tiranë u kthye në objektin e radhës të sulmeve të protestuesve.

Këta të fundit, të maskuar, nisën fillimisht të thyenin dhe digjnin tabelën e njoftimeve në ambientet e jashtme. Më pas, një tjetër që për maskë ka përdorur një sinjalizues rrugor konik, hap dyert e hekurta të gjykatës.

Të tjerët janë gati për sulm. Të armatosur me një tabelë rrugore të shkulur nga vendi, ata shkelmojnë dhe godasin dyert prej xhami derisa çdo copë thërrmohet.

Me furi e tërbim, shkelmojnë sa mundin dyert dhe hyjnë brenda ambienteve të gjykatës ku shkaktuan dëme të shumta materiale.

Për sulmet te Apeli, 5 protestues u vunë në pranga, ndërsa 15 të tjerë janë në kërkim. 5 të arrestuarit, Ardit Plaku, Sebastian Rizvani, Lefter Deda, Pashk Paluca, janë të moshave 20-37 vjeç. Në pranga ra edhe një i mitur 16 vjeç.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.