Elvana Gjata, zgjedh
Kosovën për 100-vjeto

Elvana Gjata, zgjedh <br />Kosovën për 100-vjeto
Nuk ka qenë e pranishme në Tiranë për 100- vjetorin e Pavarësisë, por Elvana Gjata nuk e ka lenë pa festuar këtë përvjetor të shtetit shqiptar. Bukuroshja e skenës ka kënduar në një qytetet e saj të dashura dhe pikërisht në Prishtinë.

Në kryeqytetin kosovar, aty ku edhe fansat e saj janë të shumtë, Elvana ka ngritur në këmbë të gjithë publikun.“Faleminderit Prishtina ime e dashur për mbrëmjen e paharruar! Festuam kaq bukur!Një kujtim i vyer për mua!”, ka shkruar këngëtarja në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Ajo ka veshur një bluzë më shqiponjën e flamurit dhe duket një patriote e vërtet. Shpesh në klipet dhe këngët e saj, Elvana ka treguar që është një këngëtare e cila e do shumë vendin e saj.

Në këtë koncert nuk kanë munguar, këngë nga repertori i saj por edhe këngë patriotike. Si gjithnjë këngëtarja e sukseseve të mëdha ka goditur përsëri në shenjë, me performancën e saj.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!