Nuk është hera e parë që Liri Berishën e shohim të shoqëruar në aktivitete të ndryshme nga mbesa e saj, Elvana Hana, e cila mban postin e drejtores së Institutit të Sigurimeve Kujdesit Shëndetësor.
Nuk është hera e parë që Liri Berishën e shohim të shoqëruar në aktivitete të ndryshme nga mbesa e saj, Elvana Hana, e cila mban postin e drejtores së Institutit të Sigurimeve Kujdesit Shëndetësor. Arsyeja nuk është vetëm miqësia e fortë që i lidh ato të dyja, por mungesa e kryeministrit në këto raste, prandaj edhe Elvana nuk mungon asnjëherë, por del në krah të zonjës Berisha si shoqëruesja më e devotshme e saj. E ku ka më mirë të shoqërosh zonjën Berisha në aktivitete të ndryshme duke shijuar në rradhën e parë shfaqjet e ndryshme artistike. Sigurisht, kjo ndodh vetëm në ato raste kur zonjës Berisha, protokolli i lejon të shoqërohet nga të afërm, në të kundërt duhet domosdoshmërisht të ketë në krah bashkëshortin.