Emërimet në Administratë 
Pollo: Do të zgjerojmë hetimet

Emërimet në Administratë <br />Pollo: Do të zgjerojmë hetimet
TIRANE- Kryetari i Komisionit hetimor parlamentar për emërimet në administrate, Genc Pollo kërkoi zgjerim të kohës në të cilin do të bëhen verifikimi i punësime në administratë. Në mbledhjen e parë të komisionit hetimor të kërkuar nga PD që u zhvillua në kryesinë e Kuvendit, Pollo sqaroi se muaj prill i vendosur si afat në të cilin duhen mbyllur hetimet për punësimet në administatë, duhet shtyrë pasi PD ka denoncuar raste edhe pas këtij muaji.

“Fakti që disa dyzina u provuan nga opozita në konferenca për shtyp ngjalli një shqetësim të madh në opinion. Kjo nuk mund të lihet vetëm me denoncim publik nga opozita dhe heshtje nga qeveria”, tha Pollo. Ndërkohë që nënkryetari i këtij Komisioni, Taulant Balla,theksoi se më shumë sesa zgjatja në kohë e hetimeve është e nevojshme që në hetim të përfshihen edhe punësimet në bashkitë e drejtuara nga e djatha pas zgjedhjeve të 23 qershorit.“Maxhoranca ngriti komisionin për të vërtetuar atë mbi të cilën ju keni hedhur baltë gjithë këto muaj për administratën publike.

Kemi mjaft prova konkrete që element kriminalë të larguar nga administrata strehohen sot në Bashkinë e Tiranës, në ndërmarrjen e ujësjellësit, në bashkinë Kamëz, Mamurras, Shkodër, Vorë, Paskuqan, në Petrelë, Bërzhitë, Farkë, Kashar, Roskovec”, deklaroi Balla.

Nënkryetari i komisionit i shtriu akoma më tej në kohë pretendimet, kur akuzoi kreun aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Sipas nënkryetarit të grupit të PS-së Balla, gjatë kohës kur Basha ishte ministër i Jashtëm në makinat e diplomatëve qarkullohej drogë.

“Kur Basha ishte ministër i Jashtëm transportohej drogë me makinat e ambasadave shqiptare”, deklaroi Balla, i cili theksoi se këto akuza do t’i dokumentoj me shkrim.  
Komisioni ka si qëllim të hetojë ligjshmërinë e hetimeve nga data 15 shattor 2013 deri në 31 maj 2014, por edhe për këtë kryetari Pollo propozoi zgjatje të kohes pasi sipas tij në administratë janë emëruar elementë kriminalë edhe pas datë 31 maj. 

Tatimet
Dje është zhvilluar edhe mbledhja e parë e komisionit hetimor për serverin e Tatimeve i drejtuar nga Arben Ristani. Në mbledhjen e djeshme është miratuar rregullorja e punës. Nënkryetari i mazhorancës Blendi Klosi, gjatë mbledhjes deklaroi se historia është e vështirë të verifikohet, por se maxhoranca mbështet çdo hetim, marrje në pyetje apo verifikim faktesh, në bazë të ligjit për funksionimin e komisionit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë